Shkurtpamësia mund të jetë e trashëguar, prandaj prindërit që kanë dioptri të lartë duhet të vëzhgojnë me kujdes simptomat e shkurtpamësisë te fëmijët e tyre. Shkurtpamësia ose miopia është gjendje ku rrezet që hyjnë në sy, bashkohen në fokusin i cili gjendet përpara retinës, qendrës së shikimit, në vend që të bien në retinë.
Në botë, rreth 25 për qind e popullsisë është me shkurtpamësi. Personat që janë shkurtpamës nuk i shohin qartë objektet nga distanca, ato ju duket të turbullta dhe të paqarta. Shenjat e para të miopisë mund të jenë: mosnjohja e fytyrës së personave në anën tjetër të rrugës, titrat e paqarta në televizior, shenjat e turbullta të komunikacionit gjatë vozitjes në mbrëmje…
Shenjë është sforcimi
Shkurtpamësia zakonisht shfaqet në fëmijëri ose pubertet. Tek fëmijët e vegjël është e lehtë të kuptohet miopia, pasi që tregojnë sforcim të jashtëzakonshëm (shtrëngimi i syve) kur shikojnë tabelën në shkollë ose kur qëndrojnë shumë afër ekranit të televizorit. Sot gjithnjë e më shumë të rinj kanë nevojë për korrigjimin e shkurtpamësisë.
Rrezet UV
Ashtu siç syri ynë është krijuar për të parë larg, ashtu ka aftësinë edhe për të shikuar afër, por bota e sotme është vendosur në atë mënyrë ku shumicën e gjërave që bëjmë na duhet t’i bëjmë nga afër (TV, kompjuter, celularët, leximi), kështu që syri akomodohet më shumë se sa duhet. Mirëpo, nëse dihet se sytë e fëmijëve janë më elastikë dhe më të adaptueshëm, pasoja e kësaj është përshtatja e të shikuarit afër, kështu që humbet qartësia kur shikohet larg.
Ekspertët rekomandojnë që fëmijët kohën e tyre duhet ta kalojnë larg ekraneve, si qëndrimi në natyrë dhe jashtë, të paktën dy deri në tre orë në ditë.
Ekzistojnë dy arsye për këtë: arsyeja e parë është që se fëmijët kur ecin jashtë rrallë herë ecin me celular ose laptop në duar, të paktën jo më shumë se dhjetë minuta. Kjo do të thotë se duke qëndruar jashtë do ta kaloj shikimin në distancë të largët, kështu shmanget shikimi i tepruar nga distanca të afërta. Arsyeja tjetër e rëndësishme është rrezatimi UV. Përveç rrezeve të dëmshme UV, ekzistojnë edhe rreze të mira të cilat i marrim gjatë qëndrimit në natyrë. Ata veprojnë në atë mënyrë duke e bërë syrin sklerotik (më të fortë), kështu që, me këtë sytë janë më pak të prirur që të shfaqin dioptri. Por, meqë thjerrëza e syrit të fëmijës absorbon deri në 70% më shumë rrezatim UV, nga thjerrëzta e të rriturve nevojiten syze dielli cilësore.