A e dini se rrushi i thatë që ne shpesh e përdorim në përgatitjen e ëmbëlsirave mund të parashikojë nëse fëmija juaj do të jetë inteligjent mbi mesataren dhe se si do të gjëndet në bankën shkollore? Nuk bëhet fjalë për një mashtrim, por për një test psikologjike të cilin mund ta provoni edhe vetë.
Në të vërtetë, tek një numër i madh i fëmijëve të moshës rreth 20 muajshe, hulumtimi u zhvillua vetëm përmes një lojë, e cila përfshin vetëm dy elemente: një kokërr rrush i thatë dhe një gotë.
Testimi zgjat vetëm një minutë dhe siç thonë shkencëtarët është mjaft efektiv në zbulimin e shkallës së përqendrimit, vëmendjes dhe aftësisë për të mësuar të fëmijët tepër të vegjël.
Rezultatet e këtij hulumtimi do të jenë të dukshme në moshën parashkollore, domethënë në moshën 6 deri 8 vjeçare, kur fëmijët fillojnë dhe përshtaten në shkollë. Në këtë periudhe të jetës fëmijët përjetojnë ndryshime të mëdha. Para tyre është vendosur një numëri konsiderueshëm i detyrave, mirëpo jo të gjithë janë të pregaditur.
Me ndihmën e rezultateve të testit, shkencëtarët mund të parashikojnë nëse fëmija është i gatshëm për shkollë ose nëse do të ketë vështirësi gjatë të mësuarit dhe mposhtjes së sfidave dhe detyrave të reja në edukimin e mëtejshëm dhe në pubertet.
TEST INTELEGJENCE ME RRUSH TË THATË
- Ky testim është i destinuar për fëmijët e moshës mbi 20 muajshe, koncentrimi i të cilëve është më i dobët nga ata të moshes më të madhe.
- Nëse doni që rezultatet të jenë më të besueshme, fëmijën nuk duhet që ta testojnë prindërit – këtë gjë duhet ta bëj një person i tretë kundrejt të cilit fëmija nuk është se ka shumë shpresa.
- Fëmijën uleni në një karrige dhe para tij vendoseni një kokërr rrush i thatë të cilën do ta mbuloni me gotë.
- Personi duhet ti sqaroj se mund ta merr kokrrën e rrushit të thatë dhe ta haj atë.
- Fëmija që do të rezistojë një minutë dhe nuk do ta shkel rregullin, konsiderohet të jetë fëmijë inteligjent mbi mesataren.