Tharja e rrobave në ambiente të mbyllura e rrit nivelin e lagështisë deri në 30 përqind. Dhe kjo në asnjë mënyrë nuk është e dobishme për shëndetin e njerëzve që thithin lagështi dhe kimikate nga detergjentet dhe zbutësit. Sipas disa studimeve, disa kimikate kancerogjene mund të gjenden në ajër. Përveç kësaj, lagështia në ajër te disa njerëz shkakton dhimbje koke dhe probleme me frymëmarrjen dhe mund të ketë ndikim të madhë edhe te njerëzit që vuajnë nga astma.
“Ambienti i lagësht nxit zhvillimin e mykut dhe lirimin e sporeve, gjë që shkakton reaksione alergjike në disa njerëz. Zakonisht, sporet nuk janë të dukshme për syrin e njeriut. Në situata normale, njerëzit do të teshtin ose do të kolliten, sepse imuniteti ynë lufton me ta, mirëpo nëse nuk jeni të ndjeshëm ndaj mykut, nuk mund të keni reaksione. Njerëzit me astmë që janë të ndjeshëm ndaj sporeve, janë ata që vuajnë më shumë në këto situata, pasi që simptomat e tyre përkeqësohen”, thotë Pheena Kenny e Shoqatës irlandeze për astmë.
Ambienti me lagështi nxit zhvillimin e mykut, i cili mund të shkaktoj reaksione alergjike në disa njerëz
Nëse i thani rrobat në radiatorët për ngrohje, përveç shëndetit të familjarëve, ju gjithashtu do të ndërpritni edhe qarkullimin e nxehtësisë në shtëpi. Që do të thotë, ju do të zvogëloni efikasitetin e radiatorit i cili do të çojë në rritjen e ngrohjes dhe fatura më të shtrenjta, si dhe problemet me lagështinë.
Vetë lagështia e bën ajrin më të ftohtët, kështu që nëse matësi është në të njëjtën temperaturë, shtëpia do të jetë më e ftohtë se zakonisht. Veshjet e ndjeshme të cilat të lagura lihen në radijatorë mund të dëmtohen nga këputja e fijeve elastike në to.
Makina tharëse është një zgjedhje e mrekullueshme nëse ekzistojnë mundësi financiare dhe hapësira për ta pasur një të tillë.