Sipas raportimit të shkencëtarëve zviceranë, një stimulim elektrik shumë i saktë i palcës kurrizore, në kombinim me rehabilitimin intensiv, ndihmoi tre pacientë të paralizuar të fillojnë të ecin me ndihmën e patericave ose me go-karrocave për të paralizuarit.
Dy pacientë madje mund të bëjnë disa hapa edhe pa stimulimin elektrik, gjë që është shenjë se ka ardhur deri te zhvillimi i lidhjeve të reja nervore, deklaroi udhëheqësi i hulumtimit Gregor Cortin nga Instituti Zviceran i Teknologjisë.
Studimet e mëparshme kanë treguar se palca kurrizore ka sistemin e vet intelegjent për kontrollin e ecjes.
Ky hulumtim ka treguar se elektrodat e implantuara sigurojnë stimulim të drejtpërdrejtë elektrik në palcën kurrizore, duke mundësuar kështu lëvizjen e këmbëve të paralizuara më parë.
Gjithashtu duhet të theksohet se të tre pacientët filluan të ecin, pas vetëm një jave të aplikimit të stimulimit elektrik.