Tre produktet më të rrezikshme higjienike

Disa nga artikujt që përdorim çdo ditë, të cilat jo vëtëm që janë të panevojshme, por janë edhe jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin tonë!

Megjithëse tregtarët dhe prodhuesit betohen se këto produkte janë krejtësisht të padëmshme dhe janë më të mirat dhe më të nevojshmet, e vërteta është krejtësisht ndryshme. Kushtojini vëmendje të veçantë këtyre tre produkteve.

Tamponët me shtresë „silk touch“

Femrat shpesh i përdorin tamponë sepse largohen shumë më lehtë. Megjithatë e ashtuquajtur shtresa e mëndafshtë, nuk ka të bëjë aspak me mëndafshin, por me një pëlhurë artificiale. Kjo pëlhurë artificiale e bën tamponin “turbo thithës” dhe shumë shpesh lidhet me sindromën e shokut toksik – helmimi i gjakut që shkaktohet nga bakteret që hyjnë në gjak përmes sekretimit vaginal. Në rastin më të keq, mund të ndodhë edhe dështimi i ndonjë organi.


Vata pambuku

Supozohet se ato ofrojnë “rehati të dyfishtë”. Megjithatë, rrallë herë pyesim se çfarë qëndron pas këtij “pambuku”?! Ky pambuk është gjithçka por jo edhe bio pambuk, sepse trajtohet me pesticide të ndryshme dhe glyphosate (herbicid).


Vata të parfumosura

Kur gjaku, djersa dhe materiali artificial të përzihen, mund të vijë deri te aroma e pakëndshme, ajo “erë menstruale” që të gjitha gratë do të doni ta shmangnin. Hulumtime të ndryshme tregojnë se aromat e krijuara kimikisht mund të shkaktojnë reaksione alergjike. Rekomandohet që vatat të  të ndërrohen sa më shpesh, dhe gjithashtu më sigurt dhe më mirë është të mos përdoren vatat e parfumosura.