Tretja e dobët e ushqimit ndikon në psiqikë

Balancimi i baktereve të mira dhe të këqija është thelbësor për tretjen e ushqimit dhe imunitetin.

Hulumtimet e fundit tregojnë se balancimi në organet e tretjes ndikon në tru. Nëse nuk ndiheni mirë, ndjeni rënie të energjisë ose jeni duke kaluar një çekuilibër psikologjik, ndoshta për këtë fajtor është stomaku juaj.

Laktobakteret dhe bifidobakteret përveç se veprojnë si antioksidantë që mbrojnë qelizat nervore nga radikalet e lira, është vërtetuar se flora e barkut prodhon më shumë se 30 neurotransmetues, përfshirë edhe hormonin e lumturisë – serotonin.

Një nga probiotikët më të mirë natyral është kefiri

Nuk duhet të harrohet se sistemi ynë i tretjes është truri ynë i dytë, sepse ai përmban deri në 100 000 neurone.