Truri është i lidhur drejtpërdrejt me sistemin imunitar përmes enëve limfatike, ekzistenca e të cilave nuk ishte e njohur më parë. Ky zbulim i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Virxhinias mund të jetë thelbësore për zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si autizmi, sëmundja e Alzheimerit ose multiple skleroza.
Ky zbulim i shkencëtarëve e ndryshonnë thelb mënyrën se si njerëzit e kanë vëzhguar sistemin nervor qendror dhe lidhjen e tij me imunitetin.
“Ashtu si çdo ind tjeter, edhe truri është i lidhur me sistemin periferik imunitar përmes enëve limfatike meningale. Ky zbulim e ndryshon të gjithë qasjen e përvetësimit të interaksioneve neuroimune” – thotë Dr Jonathan Kipnis, profesor në Departamentin e neuro-shkencave në Universitet.
“Besojmë se për çdo sëmundje neurologjike të cilat kanë një komponentë imunologjike, këto enë limfatike luajnë rol të rëndësishëm”, shton ai.