Edhe një studim tjetër ka treguar se adhuruesit e ushqimeve të skuqura janë në rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe në tru. Domethënë, sa më shumë që dikush konsumon ushqim të skuqur, aq më i madh është rreziku i sulmit në zemër apo sulmit në tru.
Personat që konsumojnë ushqime të skuqura një herë ose tri herë në javë kanë një rrezik prej 7% më të lartë të sulmit në zemër dhe sulmit në tru, në krahasim me ata që kanë konsumuar më pak se një herë në javë ushqime të skuqura. Tek ata persona që konsumojnë ushqime të skuqura çdo ditë, rreziku është për 14% më i lartë.
Hulumtimet e mëparshme e lidhin konsumimin e ushqimeve të skuqura me sëmundjet kronike, siç është diabeti i tipit 2, dështimi i zemrës, obeziteti dhe presioni i lartë i gjakut.