Sipas rezultateve të një studimi të kryer në Universitetin Concordia në Montreal, ekzistojnë tre mënyra për të mbajtur trurin në formë dhe për të mbrojtur atë nga demenca.
Ushtrime për trurin
Merruni me aktivitete që e përmirësojnë punën e trurit, dmth. mund të zgjidhni shahun, puzzle ose zgjidhjen e fjalëkryqit. Edhe shkuarja në teatër ose leximi i literaturës me tema serioze që i ndjekin zhvillimet aktuale, konsiderohen si stërvitje e mrekullueshme e qelizave të trurit.
Stimulimi
Truri mund të stimulohtshumë lehtë, kështu që ju duhet të shmangni të njëjtat aktivitete mendore që i bëni çdo ditë. Futni ndryshime të vogla në rutinën e përditshme, duke zgjedhur një hobi që e keni dashur prej kohësh ose duke zëvendësuar kafen e pasdites me një filxhan çaj ose kakao.
Gjendja shpirtërore
Nëse jeni në një gjendje të keqe, kujdesuni që ta bëni veten të ndjehenstimulimii më mirë. Aktiviteti fizik, madje edhe përmes shëtitjes, shoqërimi me njerëz, si dhe qëndrimi në natyrë, janë ilaç i vërtetuar dhe i testuar i gjendje pozitive shpirtërore.
“Periudha e pensionit është zakonisht periudha kur shfaqen problemet e para me funksionet njohëse. Prandaj e rëndësishme është që të kuptojmë dhe të identifikojmë se çfarë ndodh me shëndetin e trurit tonë gjatë kësaj periudhe dhe në mënyrë adekuate të informohemi rreth faktorëve që do të na mbrojnë nga fillimi i demencës”, shpjegon Larry Bayer, një nga autorët e studimit.