Vaj i ullirit mbron nga sëmundjet kardiovaskulare

Rezultatet i justifikojnë edhe mjekët, të cilët pohojnë se plazma proteinë e frenon aktivitetin e trombociteve.

Produktet me një përqindje të lartë të yndyrave të pangopura, mund ta mbrojnë shëndetin nga sëmundjet kardiovaskulare. Në këtë përfundim arritën specialistët e Qendrës hulumtuese për bioteknologji në Spitalin e Shën Archangel Michael  në Toronto. Hulumtimi i tyre është botuar në revistën Nature Communications.

Një nga këto produkte është vaji i ullirit. Pas përdorimit të tij në organizëm, rritet përqendrimi i proteinave në plazmën e gjakut – apolipoproteina A-IV (ApoA-IV). Përmbajtja e lartë e kësaj substance ka të bëj me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet i justifikojnë edhe mjekët, të cilët pohojnë se plazma proteinë e frenon aktivitetin e trombociteve. Përveç kësaj, testet kanë treguar se apolipoproteina A-IV e ka “orën e vet biologjike” – e cila është më aktive gjatë natës, ndërsa në mëngjes “pushon”, shkruajnë shkencëtarët.

 

“Nëna natyrë dëshiron që të flem mirë. Pra, kur ne flemë, jemi të mbrojtur nga kjo proteinë dhe jemi më pak të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës kur zgjohemi në mëngjes”, thekson autori kryesor i studimit, Dr. Ha Noi, i cili është drejtor i Qendrës për hematologji, onkologji dhe sëmundje autoimune, në spitalin e lartë përmendur.