Vaji i ricinit fitohet nga bima ricinus (ricinus communis) dhe është një nga barnat më shërues për shumë sëmundje.
Efektet i tij shëruese njihen që nga kohët e lashta. Grekët e vjetër e përdornin për lëkurë më të bukur dhe për rritjen e flokëve, ndërsa nga të dhënat e lashta egjiptiane u zbulua se rekomandohej edhe si laksativ. Ky vaj gjithashtu mbart pseudonimin “Pëllëmba e Krishtit”, e cila mund të përshkruajë më mirë efektet e përbërësve të tij.
Me përmbajtje të lartë të vitaminës E vaji i ricinit e ushqen lëkurën, flokët, thonjtë dhe vepron si antibakterial. Pas disa javësh përdorim të vajit të ricinit flokët bëhen më të trashë, me shkëlqim dhe rriten më shpejtë, sepse vaj i ricinit stimulon rritjen e flokëve.
Nëse dëshironi vetulla dhe qerpikë më të bukur dhe më të dendur, gjithashtu mund të përdorni vajin e ricinit. Mënyra më e lehtë dhe më praktike është që t’a aplikoni me një furçë të maskarës të pastruar paraprakisht.
Përveç përdorimit për qëllime kozmetike, vaji e përmirëson qarkullimin, ndërsa ndihmon edhe në problemet e mëlçisë, artritit, gjithashtu është efektiv edhe në raste gripi. Përdoret si mbështjellës i ngrohtë me vaj. Prej shumë kohësh njihet për veprimin antibakterial që ka kundër akneve, kërpudhave, mykut dhe parazitëve të ndryshëm.
Vajin e ricinit e adhurojnë gratë shtatzëna sepse me vetitë e tij hidratuese vepron në mënyrë efektive në luftën kundër strijave. Vaji gjithashtu mund të përdoret edhe për kujdesin e buzëve të plasaritura, si dhe për kujdesin e lëkurës së dëmtuar të thembrave, ndërsa është ideal për luftimin e alergjive.