Shkolla mjekësore “Perleman” në kuadër të Universitetit të Pensilvanisë, së fundmi ka zhvilluar një hulumtim i cili provoi dëmet nga “vaktet e natës” për organizmin e njeriut.
Në krahasim me ushqimet që i konsumojmë gjatë ditës, ushqimet që merren në mbrëmje janë shkak për shumë sëmundje, sidomos për sëmundjet kardiovaskulare, theksoi një nga autorët e studimit, Dr. Namni Gohl.
Ushqimin që do e konsumojmë në orët e vona të mbrëmjes, përveç se do të kontribuojë në shtimin e peshës, ai gjithashtu do të rrisë nivelin e insulinës dhe kolesterolit në gjak.
Në këtë mënyrë, ky zakon ndikon negativisht si në metabolizëm ashtu edhe tek markerët hormonal, qëndron si përfundim tek hulumtimi.