Vdekshmëria nga melanoma tek meshkujt, është në rritje

Vdekshmëria më e lartë nga melanoma është vërejtur në Australi (5,72 vdekje nga melanoma në 100 000 meshkuj dhe 2,53 vdekje nga melanoma në 100 000 gra)

Vdekshmëria nga melanoma, tumori malinj i lëkurës tek meshkujt është në rritje në shumë vende, përderisa tek gratë është e qëndrueshme ose në rënie, tregoi studim i cili i analizoi të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga 33 vende.

Vdekshmëria më e lartë nga melanoma është vërejtur në Australi (5,72 vdekje nga melanoma në 100 000 meshkuj dhe 2,53 vdekje nga melanoma në 100 000 gra) dhe në Slloveni (3,86 vdekje nga melanoma në 100 000 meshkuj dhe 2,58 vdekje nga melanoma në 100 000 gra).

Japonia kishte shkallën më të ulët të vdekshmërisë së melanomës (0,24 në 100 000 meshkuj dhe 0,18 në 100 000 gra).

Nga të dhënat e mësipërme mund të konkludohet se meshkujt mbrohen më pak nga efektet e dëmshme të diellit dhe se ndërgjegjësimi ndaj rrezikut të melanomës tek to është më i ulët. Shkaku kryesor i rrezikut të melanomës është ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë (UV), qoftë nga dielli ose nga përdorimi i solariumit.

Përkundër përpjekjeve të shëndetit publik për të promovuar ndërgjegjësimin për rreziqet e melanomës dhe për të inkurajuar sjelljen e zgjuar, incidenca e melanomës në dekadat e fundit është në rritje.