Jeta në afërsi të një rruge me komunikacion tepër të lëvizshëm, ka të bëj me rrezikun e lartë të paraqitjes së tensionit të lartë të gjakut, tregon një studim amerikan i realizuar në 5 400 persona.
Shkencëtarët amerikanë zbuluan se pjesëmarrësit që jetonin 100 metra nga rruga dinamike me qarkullim të ngarkuar ishin të ekspozuar ndaj një rreziku prej 22% më të lartë të tensiont të lartë të gjakut.
Këto rezultate mund të shpjegohen me pasojat që sjell ekspozimi ndaj gazrave të automobilave dhe stresit, shkaktuar nga trafiku tepër i ngarkuar.
Në studimet e mëparshme është zbuluar lidhja midis ekspozimit ndaj ndotjes shkaktuar nga trafiku dhe rreziku i lartë i shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.
Ekspozimi i përhershëm ndaj zhurmës është një nga faktorët e rritjes së tensionit të gjakut, i cili nga ana tjetër është një nga rrezik faktorët kryesorë për infarkt të mundshëm, sëmundjet e zemrës dhe veshkave.