Vera mbaroi, por njollat nga dielli janë një problem që mbeten edhe pas përfundimit të kësaj stine. Por nuk ka vend për shqetësim, ju mund ta zgjidhni problemin edhe vete , në kushte shtëpiake me përgatitjen e njërës prej këtyre dy maskave të fytyrës, të cilat i pastrojnë njollat e lëkurës madje edhe pas përdorimit të parë.
Sugjerimi i parë
Maskë nga speci i kuq
Merrni gjysmë speci të kuq të freskët dhe vendoseni në blender për ta përzier. Aplikojeni atë në vendet ku keni njolla, të cilat paraprakish i keni pastruar mirë. Maskën prej specit të kuq mbajeni për rreth gjysmë ore, dhe pastaj lajini me ujë të ftohtë. Lëkurën lyjeni me krem ushqyes. Këtë trajtim përseriteni tre herë në javë.
Sugjerimi i dytë
Maskë majdanozi
Pregatitet mjaft thjesht, me gjethet dhe kërcejt e freskët të kësaj bime. Grijini dy lugë majdanoz dhe përzieni me një lugë mjaltë dhe disa pika lëng limoni. Në lëkurën që e keni pastruar paraprakisht, aplikoni maskën dhe lëreni të veprojë për gjysmë ore, pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë. Përsëriteni procedurën pas dy ditësh, kështu deri sa të pastrohet fytyra juaj.