VAJ KOKOSI
Përveç se ka një shije fantastike, ky lloj i vajit gjithashtu është edhe lubrifikant ideal pasi që përmban aromë joshëse.
FRUTA TË KUQ
Këto lloje frutash të ëmbla dhe të shijshëm janë zgjedhja e duhur për burrat, por edhe për gratë, gjë që tek burrat e rrit cilësinë e spermës. Vepron si afrodiziak
tek të dyja gjinitë. Mjafton që brenda ditës të hani një grush fruta të kuqe të freskëta ose të thata. Rezultatet janë të dukshme vetëm pas pak ditësh. Rekomandimi ynë janë boronicat ose luleshtrydhet.
SHAFRAN
Shkencëtarët pohojnë se shafrani mund t’i ndihmojë meshkujt të cilët kanë probleme me potencën. Një filxhan çaj në të cilin keni tretur jo më shumë se 1,5 gr shafran, në të vërtetë do të veproj viagra. Mendohet se efekti i theksuar antioksidues mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në penis, njejtë si medikamentet kundër impotencës, duke rritur nivelin e oksidit i cili i relakson muret e enëve të gjakut. Ky lloj afrodiziaku e rrit edhe dëshirën për seks.
FARA LULEDIELLI
Ky produkt e rrit nivelin e zinkut, i cili është kyç për përmirësimin e cilësisë së spermës dhe nivelit të testosteronit. Përveç kësaj, farat e lulediellit janë mjaft të pasura me yndyra të shëndetshme të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin intim, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.