VIDEO: Shpëtoni jetë: Mësoni si të masazhoni zemrën

Masazhi i pandërprerë i zemrës ka rezultuar si një metodë më efikase, sesa teknika klasike e ringjalljes, e cila kombinon frymëmarrjen artificiale (gojën në gojë) dhe masazhën e zemrës

Harrojeni frymëmarrjen artificiale nëse vëreni dikë që po përjeton dështim të zemrës ose sulm në zemër. Zgjidhja më e mirë është masazhi i pandërprerë i zemrës, thonë ekspertët.

Masazhi i pandërprerë i zemrës ka rezultuar si një metodë më efikase, sesa teknika klasike e ringjalljes, e cila kombinon frymëmarrjen artificiale (gojën në gojë) dhe masazhën e zemrës, theksojnë ekspertët e Departamentit të Shkencave të Shëndetit në Universitetin e Feniksit.

Studimi i tyre zbuloi se madje edhe personat që nuk janë profesionistë mjekësor, në një masë të madhe mund të shpëtojnë jetën e një personi që ka pësuar dështim të zemrës, nëse i ofrohet masazh i pandërprerë i zemrës.

Në hulumtimin e tyre, ata përfshinë mbi 4 400 pacientë të cilët kishin pësuar sulm në zemër. Shkalla e mbijetesës e atyre që morën vetëm masazh të zemrës ishte 13,3%, krahasuar me ata që morrën frymëmarrje artificiale ose nuk kishin marrë asnjë ndihmë, përqindja ishte prej 7,8 dhe 5,2%.

Kjo është videoja e cila në mënyrë të detajuar shpjegon se çfarë duhet bërë në situata të tilla dhe se si kryhet saktësisht kryhet masazhi i zemrës.