Për ata që nuk blejnë ujë në shishe, por pinë ujë nga çezmja, por sërish janë të shqetësuar për shkak të klorit, i cili përdoret për pastrimin e ujit, megjithatë nuk është keq të dini se efektet e dëmshme të klorit mund të neutralizohen duke shtuar vitaminë C.
Megjithëse, me furnizimin modern me ujë është e pamundur që të shmanget përdorimi i klorit për arsye higjienike dhe siguri bakteriologjike të ujit të pijshëm (përdoren sasi minimale), klori akoma është kimikat i dëmshëm, grumbullimi i të cilit në organizëm mund të çojë në pasoja të dëmshme (të arterieve, veshkave, organeve të frymëmarrjes).
Vitamina C e neutralizon kimikisht klorin. Një gram vitaminë C mund të neutralizojë klorin e 400 litrave ujë të klorinuar, me përqendrim të një ppmm klor. Megjithëse ky efekt nuk mund të shihet me sy të lirë, ai është i çastit.
Duke pasur parasysh se në periudhën e verës përdorimi i pishinave është më i zakonshëm, gjithnjë e më shumë klor mund të hyjë në trup edhe në këtë mënyrë. Prandaj, në këtë periudhë, rekomandohet rritja e konsumit të ushqimeve të pasura me vitaminë C ose shtojcave të kësaj vitamine.