Vitaminat që mbrojnë nga efektet e dëmshme të ndotjes!

Një studim i kohëve të fundit nga një grup studiuesish amerikanë ka treguar se marrja e vitaminave të kompleksit B mund të reduktojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga ndotja.

Është vlerësuar se çdo vit ndotja e ajrit është përgjegjëse për 3.7 milion raste të vdekjes së parakohshme në botë. Të ashtuquajturat “grimca të imta” të ajrit të ndotur janë të rrezikshme për shëndetin, sepse depërtojnë thellë në mushkëri dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve respiratore, ndërsa në të njëjtën kohë përkeqësojnë simptomat e shqetësimeve kardiovaskulare dhe neurologjike.

Një studim i kohëve të fundit nga një grup studiuesish amerikanë ka treguar se marrja e vitaminave të kompleksit B mund të reduktojë ndjeshëm shqetësimet e shkaktuara nga ndotja. Rezultatet treguan se këto vitamina zvogëlojnë efektet negative të ndotjes ndaj ritmit të zemrës, si dhe shkatërrimin e qelizave të bardha të gjakut.

Kjo është një tjetër, nga sërë studimesh që kanë konfirmuar rëndësinë e vitaminave të grupit B, këto vitamina janë thelbësore për shëndetin e sistemit nervor, si dhe për shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.

Ja cilat artikuj ushqimor janë të pasura me këto lëndë ushqyese, dmth., me vitaminat e kompleksit B: perimet jeshile, frutat, mishi shpendëve, bishtajoret dhe drithërat integrale.