Një studim i fundit në Universitetin Brigham Young zbuloi se vrapimi ndihmon në zbutjen e ndikimit të stresit kronik në hipokampus – pjesë e trurit e cila është përgjegjëse për mësim dhe për të mbajtur mend.
Shumica e njerëzve do të pajtoheshin me pretendimin se, aktiviteti fizik ndihmon për të përballuar stresin. Ky studim zbuloi se ushtrimi, e sidomos vrapimi, tek njerëzit e stresuar ndihmon në mbrojtjen e kujtesës. Ky hulumtim i kryer mbi kafshët eksperimentale zbuloi se, gjatë stresit me ushtrimet fizike lidhjet nervore nuk dobësohen, por mbeten normal.
Në studim, dy grupe të minjve gjatë një periudhe prej katër javësh u ekspozuan në kushte stresuese: notim në ujë të ftohtë ose ecje në platformë të lartë. Veç kësaj, grupi tjetër u la që të qëndroj, ndërsa grupi i tretë u vendos në rrotë rrotulluese për të vrapuar rreth pesë kilometra në ditë. Reagimet e trurit pas ekspozimit ndaj stresit u matën me reagime elektrofiziologjike. U zbulua se lidhja e neuroneve ishte më e mirë tek minjtë që vraponin çdo ditë.
“Stërvitja është mënyra e thjeshtë dhe e lirë për të eliminuar ndikimin negativ të stresit kronik të kujtesës”, tha Prof. Dr. Jay Edwards, udhëheqës i hulumtimit.