Vuani nga migrena? Vraponi!

Sipas shkencëtarëve shpjegimi qëndron në faktin se, përderisa trupi merret me sport ai prodhon më shumë endorfin, hormon i cili është i njohur si analgjetik natyral.

Studiuesit suedezë përmes hulumtimeve të kryera kanë arritur në përfundim se migrena jo gjithmonë duhet të trajtohet me tableta. Sipas tyre, migrena mund të parandalohet edhe me vrapim. Mjekët kanë monitoruar gjendjen e tre grupeve me nga tre pacientë me migrenë, për një periudhë prej tre muajsh.

Vullnetarët e parë duhej të vraponin rreth 40 minuta, tre herë në javë. Grupi i dytë u vu në trajtim mjekësor analgjet, ndërsa grupi i tretë i të anketuarve rregullisht praktikonin ushtrime dhe metoda për relaksim.

Në fund të studimit u tregua se grupi i atyre që vraponin kishte përmirësim të cilësisë së jetës, që nënkupton dhimbje koke më të dobëta dhe më të rralla, më pak stres dhe gjumë më të mirë, në krahasim me dy grupet tjera.

Sipas shkencëtarëve shpjegimi qëndron në faktin se, përderisa trupi merret me sport ai prodhon më shumë endorfin, hormon i cili është i njohur si analgjetik natyral.