Vuani nga ortoreksia?

Njerëzit të cilët vuajnë nga ortoreksia, nga efektet negative të disa ushqimeve, i eleminojnë ushqimet dhe ndërpresin konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë janë të bindur se promovojnë jetë të shëndetshme, por ndodh e krejtësisht e kundërta.

Edhe pse kujdesi ndaj vlerave ushqyese të ushqimit tuaj është i mirë, ajo mund të çojë në obsesion për ushqim të shëndetshëm, që quhet ortoreksi.

Viteve të fundit është vënë re një trend në rritje për ushqime të shëndetshëm, organike dhe të freskëta, ndërsa te kjo rol gjithnjë e më të rëndësishëm kanë nutricionistët dhe këshilla e tyre. Edhe pse ky trend, si dhe kujdesi për ushqime të shëndetshëm duhet të jetë jashtëzakonisht pozitiv, mund të çojë në një numër çrregullimesh te të ushqyerit, si bulimia dhe anoreksia, e deri te obsesioni për ushqim të shëndetshëm. Pikërisht ky obsesion u definua nga Dr. Steve Bratman në vitin 1997, i cili paraqet çrregullime kompulsive të sjelljes, ku individi është i fiksuar për ushqim të shëndetshëm dhe shumicën e kohës përqendrohet në planin e ushqyerjes.

A ndiheni ndonjëherë fajtorë nëse i “thyeni” rregullat e juaja?

Njerëzit të cilët vuajnë nga ortoreksia, nga efektet negative të disa ushqimeve, i eleminojnë ushqimet dhe ndërpresin konsumimin e tyre. Ata janë të bindur se promovojnë jetë të shëndetshme, por ndodh e krejtësisht e kundërta – me kufizimet që i imponojnë vetes, privohen nga lloje të caktuara të ushqimit, të cilat ndikojnë negativisht në funksionimin e duhur të organizmit.

A jeni ortoreksik? Përgjigjuni pyetjeve të Dr. Bratman dhe kuptoni nëse jeni ortoreksik.

A harxhoni më shumë se tre orë në ditë duke menduar për ushqim të shëndetshëm?
A i planifikoni ushqimet disa ditë më parë?
Vlera ushqyese a është më e rëndësishme se sa kënaqësia gjatë të ngrënit?

A është zvogëluar cilësia e jetës pasi e keni rritur cilësinë e ushqimit tuaj?
Kohëve të fundit a jeni bërë më të ashpër në lidhje me përzgjedhjen e ushqimit?
Të ushqyerit e shëndetshëm a e përmirëson vetëbesimin tuaj?
A keni hequr dorë nga konsumimi i ushqimeve që i keni pëlqyer për shkak të ushqimit “të vërtetë”?
Këto shprehi ushqimore a ju shkaktojnë vështirësi në konsumimin e ushqimit jashtë shtëpisë tuaj, duke ju larguar nga familja dhe miqtë?
A ndiheni fajtorë nëse i “thyeni” rregullat e juaja?
A ndiheni të qetë nëse hani ushqim të shëndetshëm?

Nëse i përgjigjeni pozitivisht të paktën katër prej këtyre 10 pyetjeve, ekziston mundësia që ju tashmë të vuani nga ortoreksia ose po shkoni në drejtim të saj!