Shkencëtarët nga Universiteti Sian në Kinë kanë krijuar një lloj të ri të hidrogelit ngjitës, i cili do të ndryshoj qasjen ndaj shërimit të plagëve. Në praktikë, ai mund të zëvendësojë fashën dhe një pjesë të madhe të ilaçeve.
Xhel antibakterial kryen punë të mëdha tek plagët që ndodhen në pjesë të cilat është e vështirë për t’i fashuar sepse, siç raportohet nga shkencëtarët kinezë, xheli vulos zonën e dëmtuar.
Në këtë mënyrë, xheli e mbyll fortë plagën dhe në të njëjtën kohë e mbron atë nga ndikimet e jashtme të dëmshme, duke parandaluar kështu zhvillimin e mundshëm të infeksioneve.
Në të njëjtën kohë, xheli e ndalon hemoragjinë dhe e përshpejton procesin e shërimit dhe shërimin e plagëve. Ai gjithashtu nuk shkakton siklet, siç ndodh shpesh me fashat dhe lidhjet tradicionale, thonë ekspertët.