Yoga për fëmijë – zhvillon aftësitë motorike dhe përqendrimin

Dihet se joga rekomandohet për njerëzit që kanë nevojë të izolohen nga bota e jashtme, si dhe për ata që e kanë të vështirë të koncentrohen. Joga do të ndihmojë fëmijën që të fitojë kontroll mbi vëmendjen dhe përqendrimin që më vonë do ta përdor në shkollë.

Joga është kombinim i ushtrimeve për shpirtin dhe trupin, e cila kohëve të fundit ka ngjallur interes midis njerëzve. Por përveç të rriturve, joga mund të jetë e dobishme edhe për fëmijët. Lexoni se çfarë përfitimesh mund të sjellë ky lloj trajnimi tek fëmijët.

Ashtu si ushtrimet tjera edhe joga e përmirëson shëndetin fizik. Trupi bëhet më fleksibël dhe më i fortë, pasiqë përdor kapacitetin maksimal të muskujve. Përveç kësaj, fëmijët përmes jogës përmirësojnë edhe qëndrimin e trupit.

Për ekuilibër dhe koordinim të mirë

Disa prindër i regjistrojnë fëmijët e tyre në joga me qëllim që  t’i mësojnë fëmijë si të njohin trupin e tyre, të koordinojnë lëvizjet e tyre dhe të balancojnë anët e forta dhe të dobëta. Joga zhvillon aftësitë motorike dhe i mëson fëmijët që të lëvizin në mënyrë të sigurt, sa më shumë përparojnë, aq më shumë fitojnë vetëbesim.

Për përqendrim më të mirë 

Dihet se joga rekomandohet për njerëzit që kanë nevojë të izolohen nga bota e jashtme, si dhe për ata që e kanë të vështirë të koncentrohen. Joga do të ndihmojë fëmijën që të fitojë kontroll mbi vëmendjen dhe përqendrimin që më vonë do ta përdor në shkollë.

Lloji i terapisë 

Joga qetëson dhe mund të përdoret si pushim emocioanl. Rekomandohet mbi stresin dhe lehtësimin nga tendosja. Teknikat e frymëmarrjes dhe disa poza do ta bëjnë fëmijën të ndihet më i qetë dhe më i relaksuar, kështu që do të mundet t’i kontrolloj më lehtë emocionet kur të ndodhet në një ambient të pazakontë. Joga shpesh rekomandohet si një lloj terapie, për fëmijët që vuajnë nga autizmi ose ata me nevoja të veçanta.

Joga poza për fëmijë

Jo të gjitha joga pozat janë të përshtatshme për fëmijët. Zakonisht ushtrimet përfshijnë këto poza: flutura, lindja e diellit, muzgu, druri, avioni, peshku dhe harku.