Zakonet e këqija që e shkatërrojnë gjumin

Gjumi i shëndetshëm varet nga shumë faktorë - nga aktivitetet e përditshme, ngjarjet, ndjenjat dhe emocionet. Gjumin ndikon pozitivisht mbi shëndetin për shumë arsye, e relakson trupin dhe i liron toksinat nga truri. Çdo organizëm, pavarësisht moshës, ka nevojë për pushim optimal prej shtatë deri në tetë orë.

Megjithëse, me kalimin e viteve keni ndjesinë se mund të funksiononi mirë edhe me pak orë gjumi, çrregullimi kronik i gjumit mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës. Pothuajse të gjitha gjendjet mjekësore mund të jenë shkak për çrregullimin e gjumit. Fillimisht, ndryshoni zakonet e këqija të cilat janë armik i gjumit tuaj.

Këto janë vetëm disa nga këshillat të cilat do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë dhe më cilësor.

  • Limitoni gjumin gjatë ditës.
  • Shmangni vaktet e rënda para se të shtriheni.
  • Së paku një orë para se të shkoni në shtrat, mos e përdorni celularin, TV, kompjuterin…
  • Ndani kohë për të lexuar një libër të mirë, të relaksoheni me muzikë të qetë ose me banjë me ujë të ngrohtë.
  • Ruani temperaturën optimale të dhomës në të cilën fleni. Mos flini në dhoma shumë të nxehta.
  • Mos pini shumë lëngje para se të flini.
  • Nëse zgjoheni brenda natës dhe nuk mund të vazhdoni gjumin, mos u mundoni që me çdo kusht të bini në gjumë. Në vend të kësaj, çoheni nga shtrati deri sa të ndjeni se mund të flini përsëri.

Nëse keni nevojë që të flini për një kohë më të gjatë, zgjoheni disa herë gjatë natës dhe nuk mund ta vazhdoni gjumin, zgjoheni herët në mëngjes dhe ndiheni të lodhur edhe pse keni fjetur, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun. Jini të vëmendshëm ndaj shëndetit tuaj, sidomos nëse kjo gjendje zgjat me javë.

Është e rëndësishme që të zbuloni shkakun e pagjumësisë. Përndryshe, nëse e njëjta zgjat, atëherë ajo mund të çojë në depresion, në uljen e humorit, probleme me kujtesën dhe përqendrimin, si dhe aftësi e zvogëluar për të kryer aktivitetet e përditshme.