Zbulohen qelizat që ndihmojnë në rregullimin e indit dhjamor

Rezultatet e hulumtimit japin shpresa se familja e sapo zbuluar e qelizave stromale, mund të ndikojë në rregullimin e indit yndyror të brendshëm.

Në një studim të ri të botuar në Nature, shkencëtarët i kanë përshkruar qelizat e pranishme në indet dhjamore, të cilat mund të ndikojnë në mënyrë aktive në rregullimin e tyre. Duke përdorur teknikën transkriptomike, qeliza të caktuara të indeve dhjamore, shkencëtarët përveç adipociteve, kanë identifikuar edhe një numër të të ashtuquajturave familjet e qelizave stromale. Duke qenë se familja e qelizave ka treguar tipare të forta gjenetike, supozohet se ata kanë mekanizma të ngjashme veprimi.

Me studimin e familjes së qelizave stromale, u zbulua edhe familja (Areg) e cila jo vetëm që zhvillohet me qeliza yndyrore të pjekura, por ka edhe efekt të kundërt – mund të zvogëlojë procesin e shfaqjes së qelizave yndyrore – adipogjenezën.

Rezultatet e hulumtimit japin shpresa se familja e sapo zbuluar e qelizave stromale, mund të ndikojë në rregullimin e indit yndyror të brendshëm.

Me aktivizimin e qelizave stromale të synuara, mund të ndikohet në kontrollin dhe zvogëlimin e rrezikut të obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Shkencëtarët theksojnë se kontrolli i rritjes së qelizave yndyrore, përveç shëndetit metabolik është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për procesin e plakjes së disa indeve, si muskulore dhe kockore.