Nëse fëmija refuzon të fle, qan, ndërsa kur e vendosni në krevat nuk dëshiron që të largohet nga duart e juaja. Për atë momenti i gjumit është shenjë se duhet të dyfishojë energjinë dhe të kundërshtojë lutjet tuaja. Këto janë disa truke natyrale të vërtetuara për zgjidhjen e pagjumësisë së fëmijëve.
Për t’i shmangur këto momente të vështira, më së miri është që të përdorni vetitë e blinit, sumbullares dhe portokallit.
Copëtoni koren e drurit të blinit – Në një litër ujë të ftohtë vendosni 50 gramë kore të copëtuar të drurit të blinit. Lëreni të vlojë për 10 minuta në temperaturë mesatare dhe le të qëndrojë edhe për 30-40 minuta. Kullojeni dhe vendoseni në vaskë. Pas larjes, fëmijën mbështilleni me një peshqir të ngrohtë dhe mos e fshini, por butësisht thajani trupin duke e shtypur ngadalë.
Lulet e thata të blinit – Një grusht lule të thata të blinit vendosni në ujin me të cilin do të lani fëmijën.
Sumbullare – Rreth tre gramë sumbullare vendosni në një qese prej gaze dhe zhyteni në ujë.
Portokalli – Pesë gram lule të thata portokalli vendosni në gjysmë litër uji. Lëreni të qëndrojë për pesë minuta. Dy deri tre lugë të vogla nga ky çaj shtoni në qumësht ose në ujin e ëmbël.