Testim 30 sekondësh: I thjeshtë dhe ju ndihmon të kuptoni nëse karbohidratet ju trashin

Për të kuptuar se si reagon trupi juaj ndaj karbohidrateve, thjesht merreni një kreker dhe përtypeni për 30 sekonda.

Marja e tepërt e karbohidrateve kontribuon në kilogram të tepërt të cilët vështirë eliminohen. Por ekziston një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të kuptuar nëse ata janë fajtorët e vërtetë për mbipeshën tuaj. Për të kuptuar se si reagon trupi juaj ndaj karbohidrateve, merreni një kreker dhe përtypeni për 30 sekonda.

Nëse për kohë më të shkurtër bëhet i ëmbël, trupi juaj i përpunon shpejt karbohidratet. Nëse e përtypni për më shumë se gjysmë minutë, ndërsa shija është e njëjtë si në fillim, duhet të zvogëloni marrjen e karbohidrateve.

Shkencëtarja kanadeze Sharon Mohamle, e cila është krijuese e testit, argumenton se ndryshimi i ngadalshëm ose jo ekzistues i shijes tregon se trupi juaj nuk i përpunon në mënyrë efektive karbohidratet dhe për shkak të kësaj ju shtoni në peshë. Mekanizmat fiziologjikë të cilët qëndrojnë prapa  rezultateve të testit nuk janë plotësisht të shpjeguara, por supozohet se ka të bëj me gjenetikën.

Nëse shija ndryshon për 14 sekonda, trupi juaj i shëndëron shpejt karbohidratet në energji dhe brenda ditës duhet të konsumoni rreth 250 gram karbohidrate. Nëse ju nevojiten 15 deri 30 sekonda, atëherë marrja e rekomanduar është 175 gram karbohidrate, ndërsa për më shumë se gjysmë minute, kufizoni marrjen në 125 gramë në ditë.