Studimi në të cilin morën pjesë 32 470 femra, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën profesionale Psychiatric Research tregojnë se, njerëzit që zgjohen në orën gjashtë të mëngjesit ose më herët kanë një rrezik prej 25% më të ulët të zhvillojnë depresioni, krahasuar me ata që shkojnë në shtrat vonë dhe zgjohen vonë.
“Me zgjimin herët në mëngjes, ju i jepni mundësi vetes për t’u çlodhur nga përmbushja e vazhdueshme e obligimeve dhe nga mbingarkesa e përditshme. Ndani kohë vetëm për veten tuaj dhe jini në paqe, gjë që ofron kënaqësi afatgjate”, shpjegon psikologu i famshëm australian Bailey Bosch, dhe shton se nuk është e vështirë, megjithëse në fillim duket mjaftë e vështirë që të bëheni një individ mëngjesi.
Çdokush mund të regulloj orën e brendshme biologjike dhe të fillojë të zgjohet herët në mëngjes, thonë studiuesit. Trupi shumë shpejt do ta pranojë atë dhe do të gëzohet me këtë rutinë të re, sepse zgjimi i hershëm është një evolucion.