5 vitamina për lëkurë të shëndoshë dhe të bukur

Përveç kujdesit adekuat për të përmirësuar pamjen dhe shëndetin e lëkurës, e rëndësishme është që të ushqehemi shëndetshëm dhe të konsumohen sa më shpesh ushqime të pasura me vitamina.

Vitamina A – preparatet e kësaj vitamine përdoren për të lehtësuar problemet me aknet dhe puçrrat. Lëkurën mund ta ushqejmë edhe “nga përbrenda” duke ngrënë ushqime të cilat janë të pasura me vitaminën A, si karrotat, patatet e ëmbla, kungulli, kajsitë, pjeshkët, perime me gjethe jeshile (spinaqi, panxhari, lakra jeshile), si dhe mëlçi, vezë dhe vaj peshku.

Kompleksi i vitaminave B – për lëkurë, flokë dhe thonj të shëndoshë është e nevojshme të marrim vitamina të mjaftueshme nga grupi B, të cilat gjenden tek bishtajoret, drithërat integrale, frutat e thata dhe farat, produktet e qumështit, vezët, mish pulës dhe mishi i viçit. Kur bëhet fjalë për kozmetikë, preparatet me vitaminë B3 (niacin) dhe B5 (acid pantotenik) ndihmojnë që lëkura të ruaj njomësin dhe elasticitetin, si dhe të qetësoj hiperpigmentacionin.

Vitamina C – studimet kanë treguar se ushqimet e pasura me vitaminën C mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshëm UV duke përmirësuar efektin e preparateve për mbrojtjen nga rrezet e diellit. Ushqime të tilla si, citrusët, kivit, ananasi, luleshtrydhet, perimet me gjethe jeshile, specat dhe brokoli janë burimet më të mira të vitaminës C. Vitamina C është antioksidant dhe vepron si anti-inflamator, prandaj shpesh përdoret si përbërës aktiv në produktet për lëkurën që është e prirur ndaj akneve. Kozmetika me itamin C gjithashtu qetëson hiperpigmentacionin dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili përmirëson elasticitetin dhe pamjen e lëkurës.

Vitamina E – kjo vitaminë gjithashtu vepron si një antioksidant dhe në kombinim me vitaminën C është i shkëlqyer. Stimulon sintezën e kolagjenit, në këtë mënyrë zvogëlon shfaqjen e rrudhave dhe shenja të tjera të plakjes. Produktet e kujdesit me Vitamin E rekomandohen për lëkurë të thatë dhe problemet me strijat. Futja adekuate e vitaminës E përmes ushqimit do të kontribuojë në një pamje më të bukur dhe më të freskët të lëkurës. Ndër burimet më të pasura me vitamin E janë: embrion gruri, bajamet, lajthitë, kikirikët, fara luledielli, avokado, spinaq, panxhar, brokoli dhe domate.

Vitamina K – preparatet e kujdesit me vitamin K e përshpejtojnë shërimin e dëmtimeve  dhe i qetëson kapilarët e kuq, mavijosjet dhe shenjat. Futja e mjaftueshme e vitaminës K2 (formë e vitaminës K që gjendet tek ushqimet me origjinë shtazore dhe ushqimet fermentuese) përmirësojnë elasticitetin e lëkurës dhe në këtë mënyrë parandalojnë shfaqjen e rrudhave.