Makinat e mbuluara me polen që fluturon në ajër, që do të thotë se ky vit do të jetë i vështirë për personat që janë me alergji

Pranvera sivjet, kontribuoi që bari dhe pemët të rriteshin më herët se normalja. Kjo do të thotë se mund të presim një vit më të vështirë për alergjitë sezonale. Shiu zakonisht e largon polenin, por poleni mund të rritet menjëherë pas kohës së lagësht. Era gjithashtu ka tendencë të rrisë numrin e polenit. Shikoni vetëm makinat të gjitha janë shndërruar në të verdha nga poleni.

Pranvera mund të jetë një periudhë e vështirë nëse keni alergji sezonale. Është periudhë e vitit kur bari, gjelbërimi dhe poleni i pemëve janë të bollshme, duke shkaktuar rinitin alergjik, i njohur edhe si ethet e barit.

Këto alergji vijnë me simptoma irrituese si lotim të syve, teshtitje, hundë të zëna dhe kruarje fyti. Në disa raste, alergjitë mund të çojnë në astmë, një gjendje që shkakton vështirësi në frymëmarrje.

Pranvera sivjet, kontribuoi që bari dhe pemët të rriteshin më herët se normalja. Kjo do të thotë se mund të presim një vit më të vështirë për alergjitë sezonale. Shiu zakonisht e largon polenin, por poleni mund të rritet menjëherë pas kohës së lagësht. Era gjithashtu ka tendencë të rrisë numrin e polenit. Shikoni vetëm makinat të gjitha janë shndërruar në të verdha nga poleni.

Ekzistojnë shumë gjëra që personat me alergji mund ti bëjnë për ti reduktuar simptomat.

Simptomat e alergjive sezonale

Ethet e barit ose alergjitë sezonale mund të ndodhin në pranverë, verë dhe fillim të vjeshtës. Alergjitë sezonale zakonisht shkaktojnë simptomat e mëposhtme:

 

 

Rrjedhje të hundës

Kollë

Kruajtja e hundës ose fytit

Sytë e përlotur, kruarje dhe/ose të skuqur

Teshtitja

Mukoza që rrjedh në pjesën e pasme të fytit (pikimi pas hundës)

Më pas paraqitet një zonë e mavijosur nën sy

Lodhje, zakonisht për shkak të gjumit të dobët për shkak të hundëve të zëna

Si të diagnostikoni alergjitë sezonale

Gjetja e shkaqeve të alergjive tuaja mund t’ju ndihmojë t’i shmangni ato. Për fat të mirë, ethet e barit zakonisht janë më të lehta për t’u diagnostikuar sesa alergjitë e tjera. Nëse keni ndonjë nga simptomat e listuara më sipër në një periudhë të caktuar të vitit, mund të keni alergji sezonale. Mjeku juaj gjithashtu mund të ekzaminojë hundën dhe fytin tuaj për të parë nëse vuani nga alergjitë sezonale.

Një test në lëkurë mund të identifikojë shpejt reaksionet alergjike ndaj dhjetëra shkaktarëve të zakonshëm, duke përfshirë mykun, pluhurin, polenin dhe kafshët shtëpiake. Ky test përfshin një gërvishtje ose shpim të vogël të lëkurës, zakonisht në parakrah ose në shpinë. Pastaj pak lëng me alergjen hidhet në lëkurë. Pas 15 minutash, nëse shfaqet një gungë e kuqe ose e ngritur, mund të ketë një alergji ndaj asaj substance.

Një tjetër mënyrë për të diagnostikuar alergjitë sezonale është ajo që të bëni një analizë gjaku. Çdo zonë e vendit ka profile specifike të polenit. Një test gjaku mund të përcaktojë se ndaj cilit polen jeni të ndjeshëm.

Testi i alergjisë duhet të bëhet vetëm nëse keni simptoma. Një test pozitiv pa një histori simptomash pas ekspozimit nuk do të thotë se keni jeni alergjik në të vërtetë.

Këshilla për kufizimin e simptomave të alergjisë

Këtu janë disa mënyra për të reduktuar simptomat e alergjive sezonale:

Shmangni ekspozimin e madh në polen: Kur moti është i ngrohtë, shmangni kositjen e lëndinës tuaj dhe qëndroni larg grumbujve të gjetheve të mykura. Njerëzit me alergji sezonale duhet gjithashtu të shmangin irrituesit si kimikatet e forta dhe ndotja.

Mbani shtëpinë dhe makinën tuaj larg nga poleni: Në ditët kur numri i polenit është i lartë, mbani dyert dhe dritaret të mbyllura. Qëndroni brenda, veçanërisht pasditeve dhe mbrëmjeve kur nivelet e polenit janë më të larta. Freskoni shtëpinë tuaj duke përdorur një kondicioner, por qëndroni larg lagështuesve të ambientit.

Pastroni polenin që ju ka mbetur në rrobat dhe trupin tuaj pas daljes jashtë: Pasi të jeni jashtë në ditët me polen të lartë, bëni një dush për të larë polenin dhe vishni rroba të pastra. Përdorni një larës hundësh me kripë për të pastruar alergjenët nga hunda.

Njihni alergjitë tuaja: Një test i thjeshtë gjaku ose testi i lëkurës tek mjeku specialist mund të identifikojë se për çfarë jeni alergjik. Identifikimi i këtyre alergjenëve është i rëndësishëm për të zhvilluar një plan trajtimi efektiv.

Bisedoni me mjekun tuaj: Pyesni mjekun tuaj për opsionet e trajtimit dhe ndiqni atë plan trajtimi.

Trajtimi i alergjive: Nga opsionet pa recetë e deri te imunoterapia.Trajtimet për alergjitë sezonale fillojnë me shmangien e irrituesve që shkaktojnë simptomat. Kjo mund të përfshijë përdorimin e disa prej këshillave të listuara më lartë.

Mjeku juaj mund të rekomandojë gjithashtu barna pa recetë ose me recetë për të trajtuar simptomat e alergjisë sezonale. Kjo mund të përfshijë steroide nazale dhe/ose pika syri për të reduktuar simptomat e syrit.

Opsioni tjetër për pacientët me alergji të rënda është imunoterapia. Kjo i referohet reagimit imunitar të trupit ndaj alergjenëve. Nëpërmjet rritjeve të vogla të ekspozimit ndaj alergeneve specifike, trupi ndërton një tolerancë ndaj këtyre substancave derisa të mos i shohë më ato si kërcënim.

Ky trajtim kërkon ekzaminime të rregullta tek mjeku për injeksione (injeksione kundër alergjive) ose tableta nën gjuhë. Kjo qasje mund të zgjasë tre deri në pesë vjet përpara se të përfundojë trajtimi. Mund të jetë shumë efektiv për rreth 85% të të sëmurëve me alergji.