Ateroskleroza – rrezik faktorët, simptomat, trajtimi

Për arterosklerozën dihet shumë, por pasojat e saj si sëmundjet koronare të zemrës, infarkti miokardial dhe sëmundje cerebrovaskulare në vendin tonë, akoma janë shkaqe kryesore të vdekshmërisë.

Ateroskleroza është proces patologjik gjatë të cilit akumulohen substanca yndyrore, kolesterol, pjesë të qelizave të vdekura dhe kalcium në murin e brendshëm të arterieve. Zakonisht i prek arteriet e mëdha dhe të mesme. Pllakat arteriale mund të akumulohen mjaftueshëm, në mënyrë që të ulin ndjeshëm qarkullimin e gjakut nëpër arterie.

Komplikimet kryesore lindin kur muri i arteries bëhet kaq i ngushtë sa mund të pëlcas. Pas këtij procesi vjen deri te shpërthimi dhe mundësia e krijimit të mpiksjeve të gjakut, të cilat mund të parandalojnë qarkullimin e gjakut në formën e trombozës ose embolisë nëse shkon në ndonjë pjesë tjetër të trupit.  Ateroskleroza është një vrasës i heshtur, përparon ngadalë, por sigurt, ndërsa simptomat shfaqen në një fazë të vonshme të sëmundjes.

Ateroskleroza zakonisht nuk shfaq simptoma, deri në atë moment kur vjen në bllokimin e konsiderueshëm të arterieve.

Atëherë shfaqen simptomat e para të ngjashme me angina pektoris ose infarktit. Dhimbja angiotike e gjoksit, ndjesia e sikletshme dhe tensioni i gjakut, janë disa nga shenjat se muskujt e zemrës nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe me vetë këtë ka ndonjë ngërç. Ndjesia mund të përhapet në zonën e shpatullave, krahëve dhe qafës. Stresi emocional mund të shkaktojë dhimbje angiotike. Kur shtresa arteriosklerotike të gjendet në arteriet karotide (arteriet e qafës që sigurojnë oksigjen në tru) dhe shkaktojnë ngushtimin e tyre, shfaqen simptomat e goditjes në tru. Këto simptoma përfshijnë dobësi, marramendje dhe ndjesi shpimi gjilpërash. Ngushtimi aterosklerotik i arterieve në gjymtyrët e poshtme mund të çojë në ngurtësi, dhimbje, e nganjëherë edhe në infeksion të rrezikshëm.

Pak dihet se procesi i aterosklerozës fillon shumë herët, tashmë në dekadën e dytë të jetës. Megjithatë, ky proces nuk e rrezikon përshkueshmërinë e enëve të gjakut dhe në këtë fazë nuk mund të zbulohet lehtësisht.

Ashtu siç përparon procesi, ashtu edhe enët e gjakut ngushtohen gjithnjë e më shumë, ndërsa sëmundja zbulohet vetëm atëherë kur kapaciteti i qarkullimit në enët e gjakut është më pak se 25% e seksionit të tyre mesatar. Formimi i shtresave ateromatoze zgjat me vite.

Rrezik faktorët në shfaqjen e aterosklerozës përfshijnë pirjen e duhanit, tensionin e lartë të gjakut, nivelin e lartë të LDL (të keq) dhe nivelin e ulët të kolesterolit HDL (të mirë) dhe diabetit.

Trajtimi bazohet në parandalimin e shfaqjes dhe zhvillimit të sëmundjes. Parandalimi primar pengon faktorët e rrezikut në shfaqjen e sëmundjes dhe me të duhet të fillohet sa më herët që të jetë e mundur, që në fëmijëri, duke krijuar shprehi të shëndetshme të të ushqyerit. Parandalimi sekondar parandalon zhvillimin ose përkeqësimin e sëmundjes tashmë të shfaqur, duke reduktuar ose kontrolluar rreziqet ekzistuese.