BËNI KUJDES: Nëse vëreni mavijosje të tilla, drejtohuni tek mjeku!

Kontrollohuni në kohë...

Nëse shpesh u shfaqen mavijosje në trup pa ndonjë arsye, kjo është një shenjë se diçka në trupin e juaj nuk funksionon siç duhet. Mavijosjet mund të paraqiten për arsye të ndryshme, të tilla si mungesa e vitaminave ose sëmundjeve që kanë të bëjnë me gjakun.

Mungesa e vitaminës C, për shembull, mund të çojë në probleme metabolike që mund të rezultojnë me shfaqjen e mavijosjeve.

Vaskuliti gjithashtu mund të jetë një nga arsyet. Bëhet fjalë për inflamacionin e enëve të gjakut, ndërsa rezulton me ndryshimet në muret e enëve të gjakut, duke përfshirë trashjen, dobësimin, ngushtimin dhe shenjat.

Reduktimi i numrit të trombociteve (qelizat përgjegjëse për mpiksjen e gjakut) dhe shkatërrimi i tyre i shpejtë mund të çojë në paraqitjen e mavijosjeve.

Për të gjitha këtë, më së miri është që të konsultoheni me mjekun.