Shëndeti mendor është një gjendje e ekuilibruar mendore dhe emocionale i cili i lejon një personit të jetë produktiv gjatë gjithë ditës, duke kontribuar ndjeshëm në komunitetin ku jeton. Kur ekuilibri është i çrregulluar, mund të jetë shumë e vështirë të veprosh me pozitivitet. Përballja me stresin e jetës mund të bëhet sfiduese dhe aktivitetet që u janë dukur në të kaluar të lehta tani mund t’u duken të frikshme.
Ka disa faktorë që mund të ndikojnë në shëndetin mendor të një personi, të tilla si një përjetim traume ose sëmundje fizike. Kur shëndeti mendor i një personi ndikohet negativisht, ai ndikon edhe në të menduarit dhe njëkohësisht si ndjehet në moment, gjegjësisht ndikon edhe në mënyrën se si ata funksionojnë në baza ditore. Nga ana tjetër, kur shëndeti jonë mendor është mirë, ne jemi në gjendje të lulëzojmë dhe të përfshihemi në aktivitete që janë të rëndësishme për ne.
Për këtë qëllim është e rëndësishme që të zotërojmë mendjen tonë me:
Vetëdijen për mendimet dhe emocionet dhe si ato ndikojnë tek ne
Të njohim dhe të kemi mënyra të shëndetshme kur përballemi me faktorë stresues
Të kemi marrëdhënie të forta me njerëzit që janë të rëndësishëm në jetët tona
Të bëjmë gjëra që kanë rëndësi të madhe dhe që pasqyrojnë vlerat tona (p.sh. argëtim, shëndet ose bashkësi)
Kur shëndeti mendor bëhet jashtëzakonisht negativ, ndihma profesionale është shpesh e nevojshme. Profesionistët e shëndetit mendor punojnë me klientët për ti ofruar edukim dhe mbështetje në lidhje me shëndetin mendor. Ata i ndihmojnë klientët të përballen me traumat dhe të mësojnë strategjitë e përballimit në mënyrë që të përmirësojnë gjendjen psikologjike dhe mirëqenien e tyre.
Si mund të di nëse kam nevojë për një ndihmë?
Shëndeti mendor NUK është:
Prania e ndjenjave të shumta negative në baza ditore (p.sh. shqetësim ose stres i tepruar)
Mungesa e emocioneve pozitive
Mënyra të dëmshme për të përballuar streset e jetës si p.sh. pirja e tepërt ose përdorimi i substancave
Lufta për të përfunduar aktivitetet rutinë
Hasni në vështirësi në pjesëmarrjen dhe shijimin e marrëdhënieve me miqtë dhe familjen
Ju ndoshta mund të keni probleme me shëndetin mendor nëse luftoni me ndonjë nga pikat që vijojnë si më poshtë:
Flini për një kohë të gjatë ose nuk mund të flini
Keni humbje të oreksit
Humbja e entuziazmit për aktivitetet që keni shijuar më parë
Keni ndjenjë se po ju mungon shpresa
Mendime vetëvrasëse
Luftoni për të përfunduar detyrat e përditshme
Abuzim me substanca
Përktheu dhe përshtati:S.N