Diabetikët kanë rrezik më të madh ndaj zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit

Diabetikët më të rrinj të moshës 25 deri 44 vjeçar, kanë katër herë më shumë shanse që të preken nga sëmundje neurodegjenerative, e cila sulmon funksionet motorike të pacientit, të të folurit dhe funksionet tjera.

Pacientët me diabet të tipit 2 janë në rrezik dukshëm ndaj zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit më vonë në jetë, tregoi studim i ri britanik. Rezultatet treguan se këta individë kanë rrezik prej 32% më të lartë për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit. Interesant është fakti se diabetikët më të rrinj të moshës 25 deri 44 vjeçar, kanë madje katër herë më shumë shanse që të preken nga kjo sëmundje neurodegjenerative, e cila sulmon funksionet motorike të pacientit, të të folurit dhe funksionet tjera.

Rezultatet e hulumtimit treguan se pacientët me diabet, tek të cilët janë zhvilluar komplikime të tilla si, dëmtimi i retinës, veshkave ose nervave, ka një rrezik 49% më të lartë për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit.

Në botë, më shumë se shtatë milionë njerëz janë diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, sëmundje kronike neurodegjenerative e cila shfaqet si pasojë e mungesës së neurotransmetuesit dopaminik në pjesën e trurit përgjegjës për lëvizjet e koordinuara.

Shkencëtarët kanë zbuluar lidhjen midis pacientëve me diabetin e tipit 2 dhe zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit më vonë në jetë

Sëmundja e Parkinsonit është gjendje progresive degjeneruese, e cila përgjithësisht karakterizohet me dridhjen e duarve dhe këmbëve, lëvizjen e ngadalshme, mpirjen dhe anomalitë në mbajtjen e trupit. Në formën më serioze lidhet me çrregullime të mëdha fizike dhe mendore. Simptomat tjera përfshijnë depresionin, çrregullimin e gjumit, kapsllëk, dementi dhe të tjera.

Për dallim nga shumica e qelizave në trup, qelizat e trurit pothuajse tërësisht mbështeten në glukozë si burim i energjisë, ekzistenca e problemit si ajo ku insulina kontrollon përdorimin e glukozës nga qelizat, mund të ndikojë selektivisht në grupe të caktuara të qelizave të trurit, shkruan në revistën mjekësore “Neurology”.