E dëmshme për shëndetin: A e mbani ushqimin në enë plastike?!

Edhe para 100 viteve është vërtetuar se bisfenoli A në trupin e njeriut vepron si estrogjen artificial. Bisfenoli çrregullon sistemin tonë endokrin.

Shumë nutricionistë theksojnë se përgatitja e vakteve paraprakisht është një ide shumë e mirë, pasi që ju kontrolloni sasinë e ushqimit që e konsumoni.

Megjithatë, edhe pse doni që t’i ruani shprehitë e shëndetshëm të të ushqyerit, të kontrolloni futjen e kalorive dhe të ushqeheni shëndetshëm, me pregatitjen e ushqimt në enët e plastikë ju mund të arrini pikërisht të kundërtën.

Enët e plastikës mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut nëse ato përmbajnë bisfenol A (BPA)

Dr. Emely Ilarde shpjegon se përgatitja paraprakisht e ushqimeve dhe paketimi në kuti plastike është mjaft popullore kohët e fundit, por ajo që shumica e njerëzve nuk e din është se këto enë plastike mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njerëzve nëse përmbajnë BPA. Bëhet fjalë për substancën kimike bisfenol A, e cili përveç se përdoret për ngurtësimin e plastikës, përdoret edhe në konserva dhe kanaçe. Edhe para 100 viteve është vërtetuar se bisfenoli A në trupin e njeriut vepron si estrogjen artificial. Bisfenoli çrregullon sistemin tonë endokrin.

Gjatë hulumtimeve të deri tanishme në mënyrë të përsëritur është vërtetuar marrëdhënia e BPA-së me sëmundjen e mëlçisë, obezitetin, diabetin, infertilitetin dhe disa lloje të kancereve. Danimarka u bë vendi i parë në Evropë i cili ndaloj BPA në ambalazhin për ushqim dhe pije destinuara për fëmijët të moshën nën tre vjeçare.

Disa prodhues të mbështjellësve plastik kanë hequr nga përdorimi bisphenol A, por sidoqoftë para se të bleni kontrolloni ato. Hulumtuesit anglezë analizuan të dhënat nga anketa “National Health and Nutrition”, duke treguar se meshkujt me dozë të lartë të BPA-së në organizëm kanë rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Domethënë, BPA e shtyp hormonin i cili na mbron nga sulmet në zemër, stresi oksidativ dhe dëmtimi i enëve të gjakut.