EKZAMINIMI I GJINJËVE: Këto janë pyetjet që duhet të ja bëni mjekut

Vizita te mjeku mund t’ju frikësojë dhe t'ju hutojë, kështu që mund të përfundoni duke mos bërë pyetjet që keni planifikuar. Ja një rikujtim...

Kanceri i gjirit është sëmundje malinje gjendet në vendin e dytë sa u përket shkaktarëve të vdekshërisë tek njerëzit. Krijohet në indin e gjëndrave të gjirit, ndërsa tumori i zbuluar vonë mund të ndikojë në të gjithë organizmin, gjë që e bën të vështirë heqjen e tij. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhen vetë-ekzaminime të rregullta, si dhe ekzaminime të rregullta mjekësore.

Vizita te mjeku mund t’ju frikësojë dhe t’ju hutojë, kështu që mund të përfundoni duke mos bërë pyetjet që keni planifikuar. Ja një rikujtim…

  • Cilët faktorë rrisin rrezikun e kancerit të gjirit dhe çfarë mund të bëj për ta zvogëluar atë?
  • Nëna ime është e prekur nga kanceri i gjirit. A duhet të mendoj për ndonjë testim gjenetik apo tjetër?
  • A duhet të bëj vetë-ekzaminim mujor të gjinjve? A mund të më tregoni saktësisht se si bëhet?

  • Çfarë simptomash duhet të kërkoj gjatë vetë-ekzaminimit?
  • A e rrit rrezikun për shfaqjen e sëmundjes nëse marr kontracepsion ose terapi hormonale?
  • Çfarë është saktësisht është ekzaminimi klinik i gjirit dhe sa shpesh duhet të bëj këtë lloj ekzaminimi?
  • Çfarë është mamografia dhe a do të ma rekomandonit edhe mua?