Flet mjekja që shëroi Angelina Jolie: Kanceri i gjirit fillon nga ushqimi!

Mjekja e Angelina Jolie zbuloi 10 këshillat, me të cilat çdo grua do të mund të parandalonte zhvillimin e kancerit të gjirit.

Një nga sëmundjet më të zakonshme të gjinisë femërore të kohëve moderne, që mund të ketë efekt vdekjeprurës, është e nevojshme të reagohet me kohë që të zbulohen simptomat dhe që të rritet mundësia për rezultate pozitiv.

Dr. Kristi Funk, mjekja që shëroi Angelina Jolie, tha se parandalimi fillon me ushqimin e duhur.

“Gjithçka fillon me ushqimin. Mund të ndikojmë me dietat,  ushqimin, stërvitjet, obezitetin dhe alkoolin.”

Në emisionin Good Morning America mjekja zbuloi disa këshilla të thjeshta të cilat parandalojnë zhvillimin e kancerit të gjirit:

 

  1. Të konsumohen çdo ditë perime jeshile
    Këtu bëjnë pjesë perimet: brokoli, lulelakra, lakra jeshile, lakra dhe lakra e brukselit, me konsumin e të cilave shkatërohen qelizat kancerogjen, falë enzimit mirozinaz.

2. Hani fruta me kokrra

Luleshtrydhet, boronicat, mjedhrat dhe manaferrat janë të pasura me antioksidantë dhe fitonutrient. “Ata i luftojnë radikalet e lira dhe bëjnë që qelizat kancerogjene të kryejn vetëvrasje”, përshkroi mjekja në një mënyrë mjaft interesante.

3. Konsumoni më shumë shafran Indie

Përbërësi kryesor i shafranit të Indisë është kurkumini, i cili gjithashtu  rrit vetë-shkatërrimin e qelizave më të vështira të kancerit.

4. Përdorni amla (rrushin indian)

Kjo është një nga bimët më të famshme në mjekësinë ayurvede. Në Indi përdoret që nga kohët e lashta për forcimin e imunitetit dhe gjendjen e përgjithshme të organizmit, pasi që prej të gjitha bimëve kanë përqendrimin më të lartë të antioksidantëve.

5. Hani shumë kërpudha

Kërpudhat janë burim i shkëlqyer i materieve ushqyesve, si aminoacidet dhe vitaminat, thotë Funk.

Angelina Jolie

6. Konsumoni më shumë sojë

Mjekët prej vitesh kanë paralajmëruar dëmin nga soja, thotë Funk, por hulumtimet e fundit kanë treguar se soja përmban antiestrogen i cili përdoret në mjekimin e kancerit të gjirit. Hani tofu, qumësht soje…

7. Përdorni sapun të thjeshtë

Nëse përdorni sapunë antibakterial, hidhni ato menjëherë në mbeturina, pasiqë ato e rrisin futjen e toksinave në trup.

8. Zgjidhni ushqim organik

Dr. Funk thekson se është mirë që të konsumohet ushqim organik sa më shumë dhe sa më shpesh që të jetë e mundur.

9. Pastroni rregullisht hapësirat në të cilat qëndroni

Në këtë mënyrë zvogëlohet sasia e toksinave në ajër.

10. Shtëpia le të jetë e mbushur plot me bimë

Bimët e pastrojnë ajrin nga substancat e dëmshme, kështu që është mirë që t’i keni në çdo hapsirë.