Stërvitja në palestër mund të shkaktojë sulm në zemër – shenjat e para paralajmëruese

Në qoftë se ushtroni shumë, duhet t'i kushtoni vëmendje shëndetit tuaj

Palestra gjithmonë është një ide e mirë, por vetëm nëse ushtroni nën mbikëqyrjen e një eksperti, i cili është i njohur me shëndetin tuaj dhe e di nëse keni probleme kronike.

Ushtrimet e harxhojnë organizmin, prandaj është e domosdoshme që të ushtrohet në mënyrë të moderuar dhe të bëhet pauzë. Ushtrime e vështira rrisin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe e ngadalësojnë punën e zemrës. Përpara se të angazhoheni në palestër, informohuni për stafin e palestrës dhe informoni trajnerin për gjendjen shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ushtroni në mënyrë të sigurt.

Edhe pse me stërvitjen e rregullt i forcon muskujt, kjo nuk do të thotë se nuk është aspak e padëmshme për zemrën. Trupi domosdosshmërisht që të pushojë, ndërs pauzat janë të detyrueshme në situatat e mëposhtme:

  • nëse ndjeni dobësim të muskujve dhe trupit
  • nëse vëreni marramendje
  • nëse vëreni ënjtje në ndonjë pjesë të trupit
  • nëse ndjeni presion në gjoks, qafë, duar, nofull ose shpatulla
  • nëse ndjeni se diçka nuk është në rregull me organizmin tuaj

Pas stërvitjes shmangni dushet jashtëzakonisht të nxehta ose të ftohta, sepse në atë mënyrë vetëm e rëndoni zemrën. Nëse bëni disa ditë pushim, kur të ktheheni në palestër filloni me ushtrime të lehta. Mos shkoni në palestër në qoftë se jeni me temperaturë, ndërsa ndaloni menjëherë nëse zemra ju rreh më ndryshe.

Nëse keni vështirësi në frymëmarrjeje dhe lodheni shpejt, patjetër që ju duhet një ritëm më i ngadalshëm. Nëse vëreni se ndonjë nga këto simptoma përsëritet, detyrimisht të konultoheni me mjekun dhe këshillohuni për mënyrën e stërvitjes, e cila duhet të jetë në përputhshmëri me shëndetin e juaj.