Zbuloni se çfarë mund të shkaktojë dhimbje në gjinjtë tuaj

Lexoni se çfarë mund të shkaktojë dhimbjen në gjinjë, si ta qetësoni atë ose shkoni për vizitë te mjeku.

Dhimbja e gjinjëve u shkakton shumë grave dhimbje koke, pasiqë lidhet me kancerin e gjirit. Shpesh nuk ka arsye për shqetësim, pasi që shkaqet mund të jenë të ndryshme…

Përse ju dhembin gjinjtë?

MENSTRUACIONET: Kjo është gjendja normale dhe shumica e femrave përjetojnë një lloj dhimbje para dhe gjatë ciklit menstrual, ndërsa këtë dukuri e shkaktojnë hormonet dhe ndjeshmëria e gjinjëve.

GJIDHËNIA: Pas lindjes së fëmijëve, nënat mund të ndiejnë dhimbje në gjoks, pa marrë parasysh nëse e ushqehejnë foshnjen me gji ose jo. Nëse gjendja përkeqësohet dhe dhimbja nuk kalon, bisedoni me mjekun. Mund të jetë shenjë e mastitit.

MASTITIS: Kjo gjendje ndodh atëherë kur kanalet e qumështit bllokohen dhe shkaktojnë inflamacion. Simptomat përfshijnë dhimbje të gjinjëve, temperaturë dhe skuqje rreth gjinjve.

SHTATËZANIA: Një nga simptomat e para të shtatëzanisë është dhimbja e gjinjëve, e shkaktuar nga ndryshimet hormonale. Dhimbja është më e theksuar në tremujorin e parë.

CISTAT: Cistat beninje mund të shkaktojnë dhimbje dhe siklet në gjinjtë. Nëse vëreni ndonjë gungë në gjinjtë tuaj, është mirë që të bisedoni me mjekun për të përcaktuar se për çfarë lloj gunge bëhet fjalë.

KANCERI I GJIRIT: Dhimbja, për fat të keq është një nga simptomat e kancerit të gjirit, kështu që nëse vëreni ndonjë anomali që shoqërohet me dhimbje, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.

Parandalimi për çdo dhimbje është ushqimi i shëndetshëm, madhësia e duhur e sytjenave dhe kontrolli i pasqyrës hormonale.