Аss. dr. Duma: Ndotja e ajrit shkaktar i alergjive të syrit

Burime të ndotjes së ajrit janë objektet industriale (që lëshojnë gazra si: squfuri, karboni, azoti dhe metalet e rënda), automjetet, preparatet kimike për mbrojtjen e bimëve, smogu, ambientet e mbyllura – zyrat, qendrat tregtare, dhomat me kondicioner qendror nga sistemi i mbyllur.

Shkruan:
Аss. dr. Hristian Duma

Ozoni tokësor – ozon është i dëmshëm dhe është përbërësi kryesor i smogut fotokimik. Ai shkaktohet gjatë rrezatimeve nga industria dhe komunikacioni, ky rrezatim është i lidhur me kushtet klimatike. Kjo shkakton probleme me frymëmarrjen, astma të rënduar, zvogëlon funksionin e mushkërive dhe irriton sytë.

Dioksidi i sulfurit – është gaz pa ngjyrë, me erë therëse dhe është një nga ndotësit kryesorë. Burimet kryesore janë objektet industriale që djegin lëndë djegëse fosile të cilat përmbajnë squfur, shkrirjen e mineraleve dhe rafinerive të naftës. Gjithashtu shkakton probleme shëndetësore me sistemin e frymëmarrjes dhe funksionin e mushkërive, si dhe irritimin e syve. Inflamacioni i traktit respirator manifestohet nga kollitja, sekrecion i  mukusit, përkeqësimi i gjendjes së pacientëve me astma dhe bronkiti kronik, të cilët kanë prirje për infeksione të traktit respirator.

Azoti është gazi i cili përfshin78% të atmosferës. Oksidet e azotit kryesisht formohen nga azoti dhe oksigjeni në temperatura të larta si rezultat i djegies së karburanteve nga automjetet. Paraqitet inflamacion i rrugëve të frymëmarrjes te individët e shëndetshëm dhe përkeqësim të simptomave të frymëmarrjes tek njerëzit me astmë dhe bronkit, si dhe skuqje, djegie dhe kruajtje të syve.

Monoksidi i karbonit është pa ngjyrë, pa erë dhe i ndezshëm. Ky është një ndotës i madh në zonat urbane dhe krijohet në djegia jo e plotë e lëndëve djegëse. Burimet kryesore janë: automjetet me benzinë, tymi i duhanit, djegia e biomasës. Monoksidi i karbonit në atmosferë oksidohet në CO2.

Dikosid karboni  është një gaz i rëndësishëm i serrave. Burimet kryesore janë: djegia e lëndëve djegëse fosile, prerja e pyjeve dhe prodhimi i çimentos. Është shumë toksike për njerëzit – ul aftësinë e hemoglobinës për t’u lidhur me oksigjenin, ka efekt negativ në sistemin e frymëmarrjes dhe shkakton irritimin e syve: djegie, skuqje dhe lotim.

Metalet ndotëse janë: plumbi, merkuri, kadmiumi, kromi, nikeli të cilat gjenden si papastërti në lëndët djegëse. Metalet dhe përbërjet e tyre kanë efekte negative në shëndetin e njerëzve dhe veprojnë në mënyrë shumë të dëmshme ndaj sistemit të frymëmarrjes. Ekspozimi kronik ndaj këtyre grimcave kontribon në rritjen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes.

Simptomat më të zakonshme që lidhen me alergjinë ndaj këtyre ndotësve janë: lodhja dhe ngarkesa në sy, shikim i turbulltë, skuqje, djegie, kruajtje, ndjenja e trupit të huaj në sy, dridhja shpesh e syve, dhimbje të mundshme gjatë dridhjes, sekrecion mukoz, sy që lotojnë, fotofobi.

Përveç shmangies së zonave të ndotura dhe ndotësve nga zonat urbane, gjithashtu rekomandohet konsultimi me mjekun e syve për terapi të përshtatshme.

Mjekët e syve përveç terapis së përshtatshme kundër inflamaciont alergjik të syve, rekomandojnë edhe përdorimin e lotëve artificialë në formën e pikave dhe xhelit për të mbrojtur sytë, si dhe larjen mekanike të alergjentëve, duke mbajtur syza të përshtatshme, duke larë sytë dhe fytyrën më shpesh me ujë të vakët.