16 Maj – Dita Ndërkombëtare e Celiakisë: Sëmundja e përjetshme që vështirë diagnostikohet

Është vlerësuar se 1 në 100 njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo sëmundje autoimune e sistemit digjestiv, e cila përfshin intolerancën e përhershme ndaj glutenit.

16 majfestohet çdo vitë në mënyrë tradicionale si Dita Ndërkombëtare e Celiakisë, në kuadër të Javës për Ngritjen e Ndërgjegjësimit ndaj kësaj sëmundje, e cila zgjat nga data 14 deri në 20 maj. Qëllimi i kësaj dite është që të rrisë sa më shumë që të jetë e mundur ndërgjegjësimin për sëmundjen dhe që të informoj publikun e gjerë se ç’është në të vërtetë sëmundja celiake dhe si ndikon tek ato të cilët vuajnë nga kjo sëmundje. 

Çfarë është sëmundja Celiake?

Sëmundja celiake është sëmundje autoimune e sistemit të tretjes, e cila përfshin intolerancën e përhershme dhe të përejtshme ndaj glutenit, me shkallë të ndryshme të dëmtimit të mukozës së zorrëve të holla dhe simptomave klinike. Nuk ka shërim, ndërsa terapia e vetme është dieta e përjetshme, pa gluten.

Simptomat 

Simptomat e sëmundjes celiake përfshijnë diarre afatgjate, humbje peshe, fryrje të stomakut, humbje oreksi dhe indet e muskujve të zhvilluar dobët, sidomos muskulatura e duarve dhe këmbëve. Pamja klinike e sëmundjes celiake është dhimbja abdominale, diarrea e shpeshtë dhe çrregullime të tjera të tretjes. Gluteni çon në dëmtimin e villit të zorrëve të holla, me çka zvogëlohet absorbimi i materieve ushqyese dhe pengohet flora bakteriale e zorrëve.

 

Çfarë duhet të dini për sëmundjen celiake?

Celiakia ose enteropatia glutenike është sëmundje sistemike, shumë e zakonshme te individët me predispozita gjenetike.

50-70 për qind e popullsisë ka predispozitë gjenetike, mirëpo kjo sëmundje nuk do të thotë që do të zhvillohet me reaksion autoimun kur marrin gluten, pasiqë nuk do të thotë se nuk mund të zhvillohet në një moment të caktuar në jetën e tyre dhe tek njerëzit relativisht të shëndoshë.

Sëmundja celiake mund të shfaqet edhe si dermatitis herpetiformis me kruajtje në zonën e nyjeve, sidomos bërrylat dhe gjunjët

Tek individët e predispozuar gjenetikisht, gluteni shkakton dëmtimin e mukozës së zorrëve të holla, atrofia villi-in e zorrëve dhe hyperplasia crypt-ën.

Është e pranishme në 1-3 për qind të popullsisë me komplikacione të shumta dhe serioze, siç janë sëmundjet malinje, sëmundjet kronike autoimune dhe të tjera.

Fshihet pas dhimbjeve të fshehta, të mëdha dhe të vogla të përditshme dhe sëmundjeve të pranishme, si dhe pas diagnozave të ndryshme dhe të gabuara. Njohja dhe mjekimi i duhur i sëmundjes celaike ka një perspektivë të mirë.

Me diagnostifikim të hershme dhe me përjashtimin e glutenit nga ushqyerja, shumë vështirësi mund të zhduken.

Trajtimi i sëmundjes celiake pasohet nga ushqyerja e përhershme pa gluten dhe rritjen e vëmendjes në përzgjedhjen e produkteve, në veçanti komplikon jetën e pacientëve të cilët detyrohen të hanë jashtë shtëpisë.

Ekzaminimet për sëmundjen celiake bëhen shumë rrallë ose shumë sipërfaqësisht. Pa diagnozë mbesin 75% e njerëzve në Evropë, të cilët shkojnë nga njëri mjek tek tjetri për të kërkuar shkaktarin e vështirësive të tyre.