3 simptomat e koronavirusit që duhet t’i njihni

Që nga hera e parë kur u raportua për virusi në Wuhan, ai është bërë problem global.

Sipas studimeve të deritanishme të rasteve, infeksioni COVID-19 në rreth 80% të rasteve shkakton sëmundje të lehtë (pa pneumoni ose inflamacion të lehtë të mushkërive) dhe shumica e të sëmurëve shërohen, 14% kanë sëmundje më të rëndë, ndërsa 6% përballen me forma të rënda të sëmundjes.

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë thelbësore për parandalimin e infeksionit. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdorni dezinfektues që përmban të paktën 60% alkool.

CILAT JANË SIMPTOMAT E KORONAVIRUSIT?

Koronavirusi thuhet se është grup i viruseve, ndërsa simptomat e këtij virusit devijojnë nga ato që i njohim. Sipas profesionistëve, ekzistojnë tre simptoma kryesore të infeksionit me koronavirusin e ri:

  • Temperatura,
  • Kollitja
  • Vështirësi në frymëmarrje.

Sipas shkrimeve të Qendrës Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve, simptomat shfaqen dy ditë pas kontaktit me personin e infektuar.

Ky përfundim bazohet në zhvillimet e mëparshme në kohën e inkubacionit të virusit MERS (lloj i koronavirusit). Individët do të pësojnë simptoma të padukshme, ndërsa te të tjerët ato mund të jenë shumë serioze dhe të shkaktojnë vdekje.

Meqenëse simptomat e koronavirusit janë shumë të ngjashme me gripin dhe ftohjen, është e rëndësishme të mos nxitoni në konkluzione. Sidoqoftë, nëse i vini re këto simptoma, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të kërkoni ndihmë ose konsultë mjekësore.