A e monitoroni numrin e rrahjeve të zemrës? Zbuloni rrezikun potencial të sëmundjeve kardiovaskulare

Ritmi i zemrës ngadalësohet në moshën e vjetër, ndërsa fëmijët zakonisht kanë ritëm më të shpejtë. Përpjekjet fizike dhe situatat stresuese mund ta përshpejtojnë punën e zemrës, që do të thotë se ritmi i zemrës duhet të matet derisa trupi është i qetë.

Ritmi i zemrës përcaktohet me numrin e rrahjeve të zemrës në minutë, varet nga mosha e personit dhe ndryshon brenda ditës, në varësi të aktiviteteve. Me monitorimin e ritmit të zemrës, mund të zbulohen sëmundjet kardiovaskulare.

Ritmi i zemrës ngadalësohet në moshën e vjetër, ndërsa fëmijët zakonisht kanë ritëm më të shpejtë. Përpjekjet fizike dhe situatat stresuese mund ta përshpejtojnë punën e zemrës, që do të thotë se ritmi i zemrës duhet të matet derisa trupi është i qetë.

Puna e përshpejtuar e zemrës

Puna e përshpejtuar e zemrës ose tahikardia nënkupton rritjen në frekuencën e zemrës. Tek të rriturit, normale është 65-85 rrahje, ndërsa tek atletët është më pak. Nëse rritet në 100, atëherë bëhet fjalë për çrregullimin e ritmit të zemrës, që mund të jetë afatshkurte ose afatgjate.

Tahikardia mund të shfaqet për shkak të këtyre disa arsyeve, si:
  • sulmi në zemër;
  • stresi;
  • anemia;
  • inflamacion viral i zemrës;
  • ngushtimi i enëve të gjakut;
  • temperatura e lartë;
  • hipertiroidizmi.

Aritmi të zemrës mund të kenë edhe personate me tension normal të gjakut, por aritmia që nuk trajtohet mund të rezultojë në tension të lartë.

Çdokush që ka probleme me punën e përshpejtuar të zemrës, mund të përjetoj simptoma të tilla si:

  • lodhja e shpejtë;
  • humbje ndjenjash;
  • marramendje;
  • dobësim i përgjithshëm.

Puna e ngadalësuar e zemrës

Puna e ngadalësuar ose bradikardia nënkupton gjendjen nën 60 rrahje në minutë. Përderisa tek personat e moshuar kjo gjendje është normale, tek të tjerë mund të jetë rezultat i problemeve shëndetësore. Deri te ngadalësimi i rrahjeve të zemrës mund të vijë për disa arsye, edhe atë:

  • përdorimi i barnave të papërshtatshme,
  • hipertiroidizmi.

Rrahjet normale të zemrës në minutë

Për individët e shëndetshëm në moshë madhore, normale konsiderohen 60-80 rrahje në minutë, ndërsa atletët kanë vlera më të ulëta, 40 deri 60 rrahje. Tek gratë shtatzëna është i pranishëm ritmi pak i përshpejtuar i zemrës.

Gjatë aktivitetit fizik, rrahjet e zemrës varijojnë midis 120 dhe 130, ndërsa personat me mbipeshë kanë numër më të madh të rrahjeve të zemrës.

Tensioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës

Tensioni i gjakut i referohet forcës me të cilën gjak rrjedh nëpër enët e gjakut, ndërsa rrahjet e muskulit të zemrës u referohen kontraktimeve. Rrahjet e përshpejtuara të zemrës jo domosdoshmërisht e rrisin tensionin e gjakut. Gjithashtu, personat me tension normal të gjakut jo domosdoshmërisht kanë numër normal të rrahjeve.

Është provuar se aritmi të zemrës mund të ketë edhe tek personat me tension normal të gjakut, por aritmia që nuk trajtohet mund të rezultojë në tension të lartë të gjakut. Lidhja midis punës së zemrës dhe tensionit të gjakut mund të ndryshojë nga personi në person, ndërsa gjithçka varet nga stili i jetesës dhe predispozitat fizike.