A është glaukoma sëmundje autoimune?

Shkencëtarët zbuluan se T-qelizat e sistemit imunitar shkaktojnë dëme në retinë, të cilat shfaqen tek glaukoma dhe se ndërveprimet e mëparshme me baktere, të cilat normalisht janë të pranishme në organizëm shkaktojnë sulm ndaj T-qelizave të retinës.

Duket se glaukoma, sëmundja e syrit, mund të jetë sëmundje autoimune, treguan rezultatet e studimit laboratorik të zhvilluar në minj. Rreth 70 milionë njerëz në botë vuajnë nga glaukoma.

Glaukoma zakonisht e dëmton retinën dhe nervin optik, por mund të çojë edhe në humbjen e shikimit

Në hulumtimin e zhvilluar në minj, shkencëtarët zbuluan se T-qelizat e sistemit imunitar shkaktojnë dëme në retinë, të cilat shfaqen tek glaukoma dhe se ndërveprimet e mëparshme me baktere, të cilat normalisht janë të pranishme në organizëm shkaktojnë sulm ndaj T-qelizave të retinës.

Shkencëtarët besojnë se ky zbulim, hap një rrugë të re në parandalimin dhe trajtimin e glaukomës. Në fakt, rezultatet tregojnë se bllokimi i aktiviteteve autoimune mund të ndihmojë në trajtimin e glaukomës.

Aktualisht, shumica e terapive të glaukomës synojnë të zvogëlojnë tensionin e syve, por sëmundja përkeqësohet tek një numër i madh njerëzish, madje edhe pas normalizimit të tensionit të syrit, raporton “Nature Communications”.