A i dini të gjitha përfitimet e misrit?

Në një misër me madhësi mesatare ka 80-100 kalori. Është i pasur me karbohidrate, ndërsa ato pak yndyrna që i përmban janë yndyrna të pangopura.

Studime të shumta kanë treguar se misri është burim i vitaminës B1, por edhe i shumë vitaminave dhe mineraleve të tjera – B5, acid folik, niacinë, vitaminë C, fosfor, kalium dhe magnez.

Përveç kësaj, gjithashtu është i pasur me fibra, ndërsa është vërtetuar se artikujt e tillë ushqimor ulin nivelin e kolesterolit dhe parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, ulin nivelin e sheqerit në gjak. Për shkak se është i pasur me niseshte, misri gjithashtu ndihmon në përmirësimin e tretjes, si dhe në qetësimin e diarresë.

Disa studime tregojnë se misri mund të jetë i dobishëm edhe gjatë problemeve me lukthin. Sasi të vogla të misrit mund të neutralizojnë acidin e lukthit, kështu që u rekomandohet personave që vuajnë nga gastriti. Për shkak se misri përmban acid folik, ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit në gjak dhe mbron zemrën.

Këto janë disa arsyet tjera pse ju duhet të konsumoni më shpesh misër:

  • Është i shkëlqyer në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit
  • Është efikas në luftën kundër kilogramëve të tepërt
  • Ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
  • Zvogëlon absorbimin e kolesterolit në gjak
  • Rregullon diabetin dhe hipertensionin
  • Forcon eshtrat
  • Rregullon procesin e tretjes
  • Vepron pozitivisht në lëkurë dhe shikim