Alergjitë ushqimore janë më pak “të rrezikshme” tek foshnjat

Tek fëmijët më të mëdhenj, anafilaksa që shkaktohet nga ushqimi mund të jetë kërcënuese edhe për jetën, ndërsa tek foshnjat kryesisht shkaktohet skuqje dhe vjellje.

Reaksionet e forta alergjike ndaj ushqimit janë më pak të rëndësishme tek foshnjat sesa tek fëmijët e vegjël dhe tek fëmijët e mëdhenj, tregoi një studim i ri. Në fakt është treguar se anafilaksa tek foshnjat që shkaktohet nga ushqimi është shumë më e dobët sesa tek fëmijët më të mëdhenj.

Anafilaksa paraqet reaksion alergjik në të gjithë trupin, e cila mund të përfshijë probleme kardiake dhe respiratore. Tek fëmijët më të mëdhenj, anafilaksa që shkaktohet nga ushqimi mund të jetë kërcënuese edhe për jetën, ndërsa tek foshnjat kryesisht shkaktohet skuqje dhe vjellje.

Simptomat gastrointestinale të anafilaksës janë më të zakonshme tek foshnjat (89%) sesa tek fëmijët e vegjël (63%) dhe të mëdhenj (60%). Kollitja dhe simptoma të tjera respiratore janë më të zakonshme tek fëmijët më të mëdhenj.

Nëse foshnja zhvillon vetëm skuqje të lehtë ose simptoma gastrointestinale, pasi përpiqet të konsumojë ushqime të reja, prindërit duhet të konsultohen me një pediatër në lidhje me këtë reaksion. Në rast të shfaqjes së më shumë simptomave dhe përkeqësimit të gjendjes së fëmijës, duhet të kërkoni ndihmën e shpejtë mjekësore, shkruan “Annals of Allergy, Asthma and Immunology”.