Alopecia – kur flokët bien në mënyrë të pakontrollueshme

Tek një deri në dy për qind e pacientëve, sëmundja mund të përhapet në të gjitha flokët (alopecia totalis) ose tek të gjitha qimet e trupit (alopecia universalis).

Alopecia areata është sëmundje e zakonshme, zakonisht sëmundje beninje kronike e flokëve, e cila shkakton flokëve në pjesë të caktuara të trupit, më së shpeshti flokët. Tek një deri në dy për qind e pacientëve, sëmundja mund të përhapet në të gjitha flokët (alopecia totalis) ose tek të gjitha qimet e trupit (alopecia universalis). Megjithëse është gjendje beninje dhe shumica e pacientëve janë asimptomatikë, mund të shkaktojë stres emocional dhe psiko-social. Prevalenca në popullsi është 0.1-0.2%. Mund të shfaqet në çdo moshë që nga lindja deri në vitet e fundit të jetës. Kulmi i shfaqjes së sëmundjes është mosha 15-29 vjeçare.

Rreth 44% e personave me alopeci fillimin e humbjes së flokëve e kanë në moshën 20 vjeçare.

Patofiziologjia e saktë e alopecisë mbetet e panjohur. Hipoteza më e pranuar është se alopecis është gjendje autoimune me ndërmjetësimin e T-limfociteve, e cila ka më shumë gjasa që të shfaqet tek individët me predispozita gjenetike. Një studim gjigant tregoi  prevalenca të larta të çrregullimeve autoimune dhe gjendjeve tjera komorbide tek pacientët me alopecia areata. Rezultatet tregojnë se tek njerëzit me alopeci shfaqet sëmundja tiroide, diabeti, gjendjet inflamatore të sistemit digjestiv, lupusi eritematoz sistemik, artriti reumatoid dhe psoriaza. Sëmundje të tjera që lidhen me gjendjen primare janë atopia (riniti alergjik, astma ose ekzema) – dermatiti, problemet e shëndetit mendor (depresioni dhe ankthi) – hiperlipidemia, hipertensioni, refluksi gastroezofageal. Faktorët që kontribuojnë në shfaqjen e alopecisë hasen në 15% të pacientëve. Ngjarje të shënuara jetësore, gjendjet febrile, barnat, shtatzania, trauma, si dhe shumë ngjarje të tjera numërohen, por nuk mund të arrihet një përfundim i qartë. Pavarësisht këtyre zbulimeve, shumica e pacientëve me alopeci nuk tregojnë faktorët shkaktar që shfaqen para episodeve të humbjes së flokëve.

Alopacia areata zakonisht është asimptomatike, por disa pacientë (14%) përjetojnë ndjesi djegieje apo kruajtje në zonën e prekur. Gjendja zakonisht lokalizohet kur shfaqet fillimisht, dhe në 80% të rasteve shfaqet vetëm një fushë e kufizuar e flokëve të rënë.

Nuk ka korrelacion midis numrit të zonave gjatë shfaqjes, ashpërsisë dhe shkallën e rënies së mëtejshme. Areata zakonisht shfaqet në lëkurën e kokës, e pastaj në mjekër tek meshkujt dhe vetullat. Karakteristike është shfaqja e eritematozës së butë (ngjyrë pjeshke) ose zona me me ngjyrë normale. Prania e flokëve në formën e pikëçuditëses është shenjë patognomonike, por jo gjithmonë haset. Prezantimi më i zakonshëm i alopecisë është shfaqje e një ose më shumë zonave rrethore ose ovale pa flokë. Asnjë ndryshim epidermik nuk shoqëruar me humbjen e flokëve.