Artikujt ushqimorë që përmbajnë më pak se 40 kalori

Të gjithë ata që kanë provuar dietat, kanë kuptuar se nuk ka përbërës që nuk përmban kalori. Por kur bëhet fjalë për numërimin e tyre, këto artikuj ushqimorë do t'ju lehtësojnë punën.

Shumë shpesh nëpër biseda dëgjojmë: sa kalori ka ky ushqim, është shumë kalorike… Në vazhdim, lexoni se cilat janë ato artikuj ushqimor që përmbajnë më pak se 40 kalori, të cilat janë të shijshme, të shëndetshme dhe ofrojnë ndjenjën e ngopjes.

Domatja – përmban likopen, antioksidant i cili rrallë gjendet nëpër ushqime. Studimet tregojnë se domatja mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë dhe ul kolesterolin. Domatja përmban sasi të mëdha të magnezit, fibrave dhe vitaminës C.

Speci – speci djegës ose i ëmbël është plot me vitamina C dhe fibra. Ushqimet me spec i ndihmojnë trupit që të djegë 100 kalori pas një vakti.

Spinaqi – perime e shijshme e pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë K. Përmban antioksidantë, si beta-karoten, por edhe lutein i cili është i mrekullueshëm për mbrojtjen e syve. Spinaqi mund të përdoret në vend të lakrën në sallatë ose mund ta shtoni në omëletë me kërpudha dhe hudhër.

Kungulleshka – ushqim mjaft i shijshë, që ngop shumë, por është me pak kalori. Kungulleshka përmban sasi të mëdha të vitaminës A, përgatitet lehtë, ndërsa mund të hahet edhe e freskët.

Limoni – citruset janë të pasura me vitaminë C dhe fibra. Studimet tregojnë se konsumimi i limonit në simptomat e para të çdo sëmundjeje, mund të zvogëlojnë kohëzgjatjen e saj.

Hudhra – të gjithë jemi të vetëdijshëm për vetitë e dobishme shëndetësore të hudhrës, por pak e din se hudhra është jashtëzakonisht e mirë mbi kontrollin e sistemit të tretjes. Që të shfrytëzoni vetitë e dobishme të hudhrave, është më mirë që ta pritni imët dhe ta lini të qëndrojë për 10 minuta.