Artikujt ushqimorë që e mbajnë mëlçinë të shëndetshme

Sot flasim për ushqimet dhe pijet që e ruajnë mëlçinë.

Mëlçia luan një rol të rëndësishëm në organizëm, pasi merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, ndërsa njëkohësisht merr pjesë edhe në detoksifikimin e organizmit. Për shkak të të gjitha këtyre fakteve, sot flasim për ushqimet dhe pijet që e ruajnë mëlçinë.

Kafja – studime të caktuara kanë treguar se kafja mund të ndihmojë në parandalimin e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike dhe se konsumi i rregullt i kësaj pije mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të mëlçisë. Një studim i vitit 2014 vuri në dukje se kafja redukton akumulimin e yndyrnave në mëlçi dhe se ndihmon enzimat e mëlçisë të lehtësojnë trupin nga substancat kancerogjene.

Grejpfruti – përmban dy antioksidantë – naringin dhe naringenin që reduktojnë proceset inflamatore dhe mbrojnë qelizat e mëlçisë duke reduktuar akumulimin e yndyrnave në mëlçi dhe rrisin enzimet që metabolizojnë yndyrën.

Boronicat (si dhe pemët tjera me ngjyrë të errët) – janë të pasura me polifenole të cilat e mbrojnë të mëlçinë nga dëmtimet.

Frutat e thatë – përmbajnë acide yndyrore të pangopura, vitaminë E dhe antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes joalkoolike të mëlçisë yndyrore, zvogëlojnë inflamacionet dhe dëmtimet e shkaktuara nga veprimi i radikalëve të lira.

Vaji i ullirit – sipas një studimi, përfshirja e këtij vaji tek të ushqyerit redukton stresin oksidativ dhe përmirëson funksionin e mëlçisë.

Hudhra – Sipas një studimi të vitit 2016, konsumi i hudhrave çon në reduktimin e peshës trupore dhe përqindjen e yndyrës së trupit tek njerëzite me sëmundjen jo-alkoolike të mëlçisë yndyrore.